Arilena, një hap larg muzikës botërore
“Nëntori” i Arilena Arës është konsideruar si një prej këngëve më të mira të këtij edicioni të “Këngës Magjikë”. Për më tepër balada ishte ndër më të kilikuarat në Youtube, ndërsa tani duket se po kalon kufijtë e vendit.
Në një video të publikuar nga Arilena dëgjohet kënga e saj duke u luajtur gjatë pushimit të ndeshjes Inter-Palermo në stadiumin “Renzo Barbera”.
Ndërkohë sipas një informacioni të Blitz.al, thuhet se fituesja e “X-Factor” ka firmosur disa ditë më parë një kontratë me një prej shtëpive më të mëdha diskografike në botë, të cilën do ta zbulojmë në ditët në vijim. “Nëntori” po transmetohet në radiot kryesore të disa shteteve si Turqi, Francë, Rusi.
Please follow and like us: