Dhimitris Murtos, gjenerali nazist grek i vitit 2010
Është fotografi e shkrepur në vitin 2010, kur Murtos ishte Gjeneral Brigade në ushtrinë greke, anëtar i partisë naziste “Agimi i Artë”.
Në këtë fotografi që shihni, është Dhimitris Murtos, Gjenerali Brigade në ushtrinë greke duke nderuar si hitlerian. Është fotografi e realizuar në vitin 2010, kur gjenerali Murtos ishte pjesë e partisë naziste greke, “Agimi i Artë”. Ai ndërroi jetë në vitin 2013, por ka lënë pas biografinë e tij naziste, përmes kësaj fotografie që grekët duhet ta kenë në arkivat e veta bashkë me shumë zyrtarë të tjerë të tyre që identifikohen si nazistë.
Autoritet greke kanë një alibi të përhershme, përmes së cilës kërkojnë t’i shmangen zgjidhjes së Çështjes së Çamërisë. Në mënyrë abuzive e tinzare ata akuzojnë popullsinë e Çamërisë për bashkëpunim me nazistët, ndërkohë që e kundërta ka ndodhur, sepse bashkëpunëtorët e nazizmit dhe nazistët e vërtetë janë në rradhët e grekëve në të gjitha kohët. Është fakt historik i vërtetuar me dokumente zyrtare, me tekste e fotografi. Është Napoleon Zerva, gjenerali famëkeq që kreu genocidin më të tmerrshëm ndaj popullsisë së Çamërisë në bashkëpunim me nazistët gjermanë. Për këtë, 27.al ka publikuar dokumente zyrtare dhe fotografi, fakte të pakundërshtueshme që vijnë nga arkivat zyrtare të SHBA-së, Britanisë e Gjermanisë.