Ish-presidenti dhe presidentja aktuale e Kroacisë pozojnë me simbolin e shqiponjës
Në një kohë kur autoritetet e larta të shtetit grek kanë nisur një hetim të gjerë për shtatë rekrutët shqiptarë në ushtrinë greke që pozuar duke bërë simbolin e shqiponjës më duar, në një shtet tjerët të Bashkimit Evropian ndodh krejt e kundërta.
Më poshtë ju sjellim një foto që ka pak kohë që qarkullon në rrjet.
Në të është ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç dhe presidentja aktuale e Kroacisë, Kolinda Grabar kanë pozuar dukë formuar me dorë simbolin e shqiponjës.
Stipe Mesiç e ka shprehur gjithnjë simpatinë e tij për popullin shqiptarë, madje, gati një vit më parë ai vendosi plisin e bardhë në tokë.
Këta janë drejtues të një shteti tjetër dhe nuk e konsiderojnë si fyerje këtë pozë, ndërsa ministri grek ka kërkuar dënim maksimal për shtatë djemtë me origjinë shqiptare, që njihen si minoritet në Greqi.