ARMO po shfrytëzohet barbarisht/Rilindja e shiti, LIBRA do t’ia kthejë publikut
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka ngritur sot shqetësimin e punonjësve të ARMO, që sipas tij, shfrytëzohen dhe nuk marrin pagat.
Blushi shprehet se ARMO po shfrytëzohet në mënyrë barbare dhe jo ligjore, si gjithë sektori i naftës, nga i cili humbin rreth 200 milionë euro në vit.
Ai premton se LIBRA do t’ia kthejë ARMO-n publikut, pasi Rilindja, sipas tij,e shiti padrejtësisht.
Ja shkrimi i Ben Blushit:
ARMO TI KTHEHET PUBLIKUT
Rilindja që takson më shumë punën dhe trurin se dhjamin e ka braktisur njërën nga pronat me të vyera te vendit që është kompania ARMO. Cdo ditë punonjësit kërkojnë pagat dhe sigurimet e prapambetura, të cilat nuk jepen nga klientët e Rilindjes. Sot ARMO po shfrytëzohet në mënyrë barbare dhe jo ligjore si gjithë sektori i naftës nga i cili humbim afro 200 milion euro ne vit. Meqë Rilindja e ka shitur ARMO padrejtësisht po them çfarë do bëjë LIBRA. Do t’ia kthejë publikut. Shqiptarët duhet të jenë pronarët e kësaj prone që po vidhet, shpërdorohet dhe keqtrajtohet. Vetëm paratë që Rilindja i ka dhënë Vangjush Dakos për të shëmtuar Durrësin në katër vjet, do mjaftonin për të shlyer pagat ndaj punëtorëve dhe për ta kthyer ARMON në pasuri të përbashkët.