Albspirit

Media/News/Publishing

Google bllokon 200 faqe që publikonin lajme të rreme

Google ka hequr 200 ueb faqe nga platforma e tij e reklamave, të cilat beson se janë të bazuara në publikimin e lajmeve të rreme.

Informacionin për bllokadë, Google e ka shpallur si pjesë e pasqyrave vjetore mbi reklamat në të cilën kompania ofron raste të luftës kundër faqeve që nxisin mashtrim, malware dhe reklama të tjera me qëllim të keq, shkruan GeekWare.com.

Kjo politikë ka depërtuar tashmë te krijuesit e lajmeve të rreme, ndërsa pastrimi i parë filloi gjatë inaugurimit presidencial të Donald Trump, kur interneti u vërshua nga një valë e keqinformimit të qëllimshëm.

Në veçanti, lajme të tilla, apo faqe, janë bllokuar nga reklamat e Google ose AdSense që shfaqen në faqet e internetit të palëve të treta e që nuk janë në pronësi të Google.

Megjithatë, Google nuk përdor termin “lajme false” apo “lajme të rreme” por me një terminologji politikisht më korrekte si: “përmbajtja e cila tregon një pamje të pasaktë”.

Përveç bllokadës së lajmeve të rreme, Google ka bërë të ditur se gjatë vitit 2016 ka bllokuar 1.7 miliardë reklama të rreme.

Please follow and like us: