Albspirit

Media/News/Publishing

Kadare: Themelimi i Gjykatës Speciale nuk do ta errësojë luftën e UÇK-së

Në një intervistë ekskluzive për “Zërin”, shkrimtari Ismail Kadare ka thënë se ekstremizmi fetar është diçka që bie ndesh me moralin historik shqiptar, bie ndesh me një nga shkaqet e mbijetesës së këtij kombi nëpër shekuj.

 

Ndonëse mendon se mund të ketë prirje për të lëkundur themelet e orientimit euroatlantik të shqiptarëve, Kadare nuk beson se kjo do të ndodhë.

Ismail Kadare beson se shumica e kosovarëve janë kundër ekstremizmit fetar dhe se kjo dukuri nuk do të zhvendosë orientimin e shtetit më të ri evropian pro perëndimit. Në një intervistë ekskluzive për “Zërin”, shkrimtari i madh Ismail Kadare ka thënë se ekstremizmi fetar është diçka që bie ndesh me moralin historik shqiptar, bie ndesh me një nga shkaqet e mbijetesës së këtij kombi nëpër shekuj.

“Pra harmonia fetare, që shpjegon mosrrëzimin e tij, dhe nuk ka asnjë arsye sot që papritur të ketë një drejtim të kundërt. Unë kam besim se nuk do të ecë kjo mënyrë negative e të trajtuarit të problemin fetar në Kosovë”, ka thënë mes tjerash për “Zërin”, Kadare.

Ndonëse mendon se mund të ketë prirje për të lëkundur themelet e orientimit euroatlantik të shqiptarëve, Kadare nuk beson se kjo do të ndodhë. Ai ka folur edhe për pozicionim të Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Sipas Kadaresë, Kosova do të ekzistojë natyrshëm në këtë botë të re të saj, brenda Evropës.

“Zhvillimi kulturor, ekonomik, afirmativ, kombëtar, do të zhvillohet përmes Evropës, nëpërmjet miqësisë me Evropën, nëpërmjet integrimit në Evropë”, ka thënë mes tjerash ai. Sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, ai nuk mendon se do ta errësojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)…

Please follow and like us: