Ligji i ri/ Përgjime me audio dhe video deri në krevat dhe tualetin e zyrtarëve të lartë
Ligji i ri për përgjimet shkel privatësinë. Kështu është shprehur ministri i Drejtësisëë, Ylli Manjani, në një tryezë ku po diskutohen ligjet anti-korrupsion. Sipas tij ky ligj i jep të drjetë autoriteteve të përgjojnë edhe brenda banesave të zyrtarëve të lartë.
“U Kritikua në Britani dhe kur them atje ku besueshmëria e policisë dhe organeve hetimore janë super të rrepta, të garantuar dhe profesionistë por mgjths u debatua. Evropa Kontinentale ka një qëndrim tjetër, përfshi këtu edhe anglosaksonët të cilët janë më agresiv në kuptimin e survejancës. Ka praktika të Gjykatës së Strasburgut ku arrihet në konkluzionin se jo kudo dhe për gjithçka survejohet. Ne kemi bërë disa hapa në drejtim të mbikëqyrjes publike, pa diskutim që organet e ndjekjes kanë të drejta që duhet ta bëjnë edhe pjesën e parandalimit edhe të përgjimit procedural por jo në banesë, jo në krevatin bashkëshortor dhe jo në tualet. Me audio dhe video thotë ligji”, tha Manjani.
Më tej ai u shpreh edhe kundër dëshmitarit anonim, që sipas tij bie në kundërshtim me legjislacionin ndërkombëtar.