Maradona: Drogën e fillova te Barcelona
Ish-futbollisti argjentinas, Diego Maradona, ka thënë se herën e parë kur përdori drogë ndodhi në kohën e tij te Barcelona, kur ishte 24 vjeç. Atë moment e konsideron si gabimin më të madh të jetës së tij. “Isha 24 vjeç, kur kam konsumuar drogë për herë të parë. Luaja në Barcelonë. Ky ishte gabimi më i madh i jetës sime”, – tha kampioni i botës me “Albiceleste” në një intervistë të dhënë mbrëmë për një program të “Canale 5”. Po ashtu, Maradona ka shtuar se prej 13 vjetësh nuk përdor më drogë dhe pranoi se konsiderohet me fat, për shkak se po të vazhdonte ta pinte “helmin” rregullisht, sot do të kishte vdekur.Argjentinasi thekson në mënyrë të përsëritur efektet negative të drogës tek njerëzit: “Ky është problemi më i madh i njeriut, sepse droga të vret. Unë e konsideroj veten me fat, që jam në gjendje për të folur për këtë. Po të mos e kisha lënë konsumimin e saj, tani, në këtë moshë, do të isha i vdekur tashmë.” Sa për karrierën e tij të futbollit në Napoli, me të cilin fitoi dy “Scudetto”, një Kupë Italie, një Superkupë Italie dhe Kupën UEFA, Maradona kujton se ende e mban klubin jugor në zemrën e tij: “Napoli mbetet ende në zemrën time, sepse më dha mundësinë për të luajtur në nivele të larta. Më të vërtetë erdha nga një Barcelonë e madhe, por Napoli më lejoi mua të konkurroj me klubet e mëdha në Italinë veriore. Kam bërë gjëra, që të tjerët nuk mund t’i bëjnë”.I pyetur në lidhje me patriotin e tij, Mauro Icardi, “Pibe de Oro” ishte i hapur dhe e përshkroi atë si një “tradhtar”. Maradona nuk e fal Icardin për faktin se është martuar me ish-gruan e ish-shokut të skuadrës te Sampdoria, Maxi Lopez: “Icardi është një tradhtar. Ju nuk mund të shkoni për darkë në shtëpinë e një shoku dhe të martoheni me gruan e tij. Ajo që ka bërë me Maxi Lopez është e shëmtuar”.