Albspirit

Media/News/Publishing

Marigona Çerkezi, roli kryesor në “Teatro Lirico di Cagliari”

 Shtëpia prestigjioze operistike e qytetit Cagliari në Itali, “Teatro Lirico di Cagliari”, ndër vite ka marrë çmime të rëndësishme kombëtare, ndër të cilët shpërblimin “Premio Franco Abbiati” në vitin 2001.

U vlerësua për programin inovativ. Çmimi është dhënë falë inskenimit të “Carmen” dhe “Lucia di Lammermor”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pikërisht me këtë të fundit do të debutojë edhe sopranoja kosovare Marigona Çerkezi. Ajo do të ngjitet në skenën e kësaj shtëpie operistike në rolin kryesor, atë të Lucias, i cili karakterizohet për vështirësitë interpretuese.

Pas sukseseve nëpër teatro e skena botërore, Çerkezi thotë se po realizon ëndrrën e kamotshme me interpretimin në rolin e Lucias.

Çerkezi që nga mosha 13-vjeçare si flautiste dhe këngëtare ka fituar shumë çmime nëpër gara ndërkombëtare të muzikës. Vetëm në gara të këndimit ka fituar gjashtë çmime, në mesin e tyre vendin e parë në “Leyla Gencer Opera Competition 2015”, vendin e parë në “Concorso Lirico Internazionale Magda Oliver” dhe çmimin special në “Accademia Teatro alla Scala”. (r.m.)

Please follow and like us: