Mesila Doda: Të hapen dosjet e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
Ligjvënësja e PDIU-së, Mesila Doda është e para politikane që ka reaguar në lidhje me të shkuarën e tre gjykatësve të lartë, të përzgjedhur në Këshillin e Emërimeve, të cilët në kohën e diktaturës komuniste kanë qenë hetues. Ajo kërkon nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të zbardhë të shkuarën e këtyre njerëzve që janë në sistem qysh në kohën e Enver Hoxhës dhe vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit.
Më poshtë reagimi i deputetes Mesila Doda:
“Sot, në Kuvendin e Shqipërisë u hodh shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Pres që Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të zbardhë të shkuarën e anëtarëve të zgjedhur në këtë Këshill. Është kërkesë e ligjit që të mos ketë persona të lidhur me të kaluarën komuniste të këtij vendi. Presim të shohim rezultatet e kësaj kërkese të ligjit.”