Albspirit

Media/News/Publishing

“Nderi i Kombit”, emrat e 35 familjeve që shpëtuan hebrenjtë gjatë luftës

Në ditën botërore të Holokaustit, presidenti i vendit Bujar Nishani ka dekoruar 35 familjet dhe individët shqiptarë të cilët strehuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti i Republikës i akordoi atyre dekoratën “Nder i Kombit” me motivacionin:
“Në vlerësim të aktit heroik e të pashembullt njerëzor për shpëtimin e hebrenjve nga përndjekja naziste në Shqipëri; për rolin dhe kontributin e paçmuar në lartësimin e vlerave të rralla e tradicionale shqiptare të mikpritjes, bujarisë dhe Besës si dhe për konsolidimin e harmonisë dhe bashkëjetesës shumëshekullore fetare të kombit tonë”

1- Familje Balla (Destan dhe Lime);
2- Familjes Biçaku (Mefail dhe Njazi);
3- Familjes Boriçi (Shaqir, Qamile dhe Bahrije);
4 -Familjes Budo (Shyqyri dhe Xhemile);
5- Familjes Çiftja (Agostin dhe Gjysepina, Margarita, Qezarina, Gjovana dhe Gjon);
6- Familjes Frashëri (Yshref, Emine dhe Mehmet)
7-Familjes Hoti (Fife Gjylbegu, Hasan, Çele dhe Vehbi Hoti);
8-Familjes Hoxha (Rifat dhe Fejzie);
9- Nuro Hoxhës (pas vdekjes);
10-Familjes Hoxha (Shaban, Savet dhe Hilmi);
11- Familjes Kadiu (Besim dhe Aishe);
12- Familjes Kasapi (Zyrha dhe Hamdi);
13- Mikel Kilicës (pas vdekjes);
14- Kasem Jakup Kocerrit (pas vdekjes);
15- Familjes Kona (Vasil dhe Kristina);
16 -Mihal Lekatarit (pas vdekjes);
17- Familjes Meça (Sulejman dhe Zenepe);
18-Muasil Dulajt (pas vdekjes);
19- Familjes Myrto (Abdulla, Ije dhe Shyqyri);
20 -Familjes Nosi (Vasil, Kelkira, Stiliano dhe Adelina);
21-Familjes Orgocka (Paskal dhe Lefkothea);
22 -Familjes Panariti (Isuf dhe Niqi);
23 -Familjes Pilku (Njazi dhe Liza);
24- Beqir Qoqjës (pas vdekjes);
25- Asllan Rezniqit (pas vdekjes);
26- Familjes Ruli (Metin, Aziz, Shpresa dhe Ali);
27- Familjes Sharri (Faik dhe Sabrije);
28- Familjes Sheko (Stavro dhe Nora);
29- Ali Sheqer Pashkaj (pas vdekjes);
30- Familja Shkurti (Petro dhe Magdalena);
31 – Eshref Shpuzës (pas vdekjes);
32- Familjes Toptani (Atif dhe Ganimet);
33- Familjes Veseli (Hamid, Xhemal, Vesel, Fatime dhe Refik);
34- Familjes Xhyheri (Qamil dhe Hanume);
35 -Familjes Zyma (Besim dhe Hiqmete).

Keqardhje shteterore per pamundesine e shpetimit te albanologut Norbert Jokli

Nishani:“Në këtë vend gjetën strehë dhe shpëtuan nga bisha naziste qindra, për të mos thënë mijëra hebrenj në arrati e sipër. Një keqardhje shtetërore do të desha ta shpreh për pamundësinë e shpëtimit të albanologut të vyer, Norbert Joklit, i cili fatkeqësisht përfundoi në kthetrat naziste, pavarësisht apeleve dhe thirrje për ndihmë të intelektualëve shqiptarë të kohës, sidomos atyre të shkolluar e të brumosur në Austri. Megjithatë njeriu bën aq sa ka mundësi. Shqiptarët bënë të pamundurën. Të paimagjinueshmen. Prandaj ata – të paktën me dhjetëra syresh, – sot janë shpallur dhe konsiderohen me plot meritë si: “Të Drejtë mes Kombesh”!

Izraeli na ndihmoi ne kohen e krizes ne Kosove

Nishani:Le të mos harrojmë që në kohën e krizës dhe gjenocidit serb në Kosovë, Shteti i Izraelit ishte i pari që u hodh në veprim duke ndihmuar politikisht, financiarisht dhe logjistikisht. Skenat e shpërnguljeve masive të vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë, sidomos vagonët e trenave apo varganët njerëzorë mes dëborës, ngricës dhe acarit duke kapërcyer më këmbë male, kodra dhe fusha gjatë gjenocidit, u krahasuan menjëherë me eksodin biblik të hebrenjve dhe përndjekjen e tyre gjatë Holokaustit.

Foto me poshte eshte ceremonia e organizuar sot nga presidenti 

 

 

Please follow and like us: