Albspirit

Media/News/Publishing

Nga seksi tek biznesi, sekretet që e bënë Trumpin President të Amerikës

Rregulli i parë për të patur sukses? Të mendosh për gjëra të mëdha. Dhe më pas të ndjekësh instiktin, të flesh pak dhe të hakmerresh për fyerjet. Janë këto këshillat e manjatit “të keq”. Që i thotë jo drogës, alkoolit dhe kafesë. Ndërkohë që do të donte një anti-Viagra…

MENDONI PER GJERA TE MEDHA: Çfarëdo gjëje që të bëni, ‘think big’. Eshtë rregulli i artë që ka frymëzuar të gjitha arritjet e epokës moderne, që nga qiellgërvishtësit, deri tek zbulimet shkencore dhe shpikjet teknologjike.

BINDUNI: Të mësosh të marësh urdhëra është gjë e rëndësishme për lidershipin, sepse para se të jeni një lider, duhet të mësoni të jeni një ndjekës i mirë.

PAGJUMESIA: Jam kaq shumë i dashuruar me punën, saqë fle vetëm 3-4 orë gjatë natës. Mezi pres të ngrihem sërish dhe të shkoj të punoj, sepse dëfrehem shumë.

INSTIKTI BAZE: I dëgjoj të gjithë, por në fund vendos unë. Ndiqeni instiktin tuaj personal. Pa instikt, do të lodheni shumë për të mbërritur në majë.

SHKURT: Në mbledhje mos u zgjasni shumë. Duhet të jenë të shkurtëra dhe të mbërrijnë menjëherë në temë. Dita ka pak orë: sa më të shpejtë të jemi, aq më shumë gjëra bëjmë.

HAKMARRJA: Nëse dikush ju fyen, bëjeni të paguajë. Nuk është një këshillë lartësuese, por vjen nga eksperienca. Përndryshe ju marrin për frikacak. Reagoni. Kështu do ta dijnë që, nëse e provojnë, do të gjejnë një kockë të fortë.

FALAS: Kur shkoj në restorant, sidomos pas shfaqjes ‘The Apprentice’, ha gjithmonë gratis. ‘Z. Trump, ofrojmë ne’, edhe nëse jam i shoqëruar nga 10-15 persona.

JO DROGES, ALKOOLIT, KAFESE: Një prej vëllezërve të mi vdiq nga alkoolizmi. Ishte një djalë i pashëm, personalitet i mrekullueshëm. E pashë të shpërbëhej. Nuk kam marrë asnjëherë drogë apo alkool. Nuk pi as kafe.

I PASUR, JO LAKMITAR: Përkundër asaj që mendohet, të pasurit nuk janë lakmitarë. Sipërmarrësit duhet të jenë shumë bujarë, për t’u bërë të pasur.

MARTESA: Njeriu martohet për dashuri. Por martesa është një kontratë, nuk hyn fare dashuria. Nëse dashuria merr fund, mbetet vetëm një ish e hidhëruar. Nuk ka asgjë më të keqe se sa një ish bashkëshorte e hidhëruar. Po të mos kisha bërë marrëveshje paramartesore me Ivanan dhe Marlan, do të isha në trotuar.

VIAGRA: Eshtë fantastiko, por nuk kam patur asnjëherë nevojë. Do të doja një anti-Viagra, me efektin e kundërt. Nuk po mburrem, jam thjeshtë me fat. Nëse të duhet Viagra, ndoshta je me gruan e gabuar.

GRATE: Jini të paturp, të sigurtë te vetja, shkëlqyes, shakatorë, dhe do të keni gjithë gratë që do të donit të kishit.

KINA: Nuk kam asgjë kundër Kinës, por e urrej faktin që udhëheqësit e saj janë shumë më inteligjentë se sa tanët, dhe që produktet tanë bëhen atje.

POLITIKA: Në politikë ashtu si në jetë, miqtë venë e vijnë, por armiqtë vetëm sa akumulohen.

KUNDER BUSHIT: Pas 11 shtatorit 2001 SHBA kishin mundësinë të bëheshin vendi më popullor në botë. Në pak javë, Bushi e shkatërroi. Pushtoi Irakun që nuk kish fare punë, gënjeu. Tani nuk jemi më të respektuar si një herë e një kohë.

FITIMTAR: Më pëlqen suksesi. Jam shumë konkurrues. Më pëlqen të fitoj kur studioj, luaj, bëj biznes, politikë.

ME MIRE SE SEKSI: Më pëlqen të shtrydh palën përballë dhe të fitoj miliarda. Nuk ka asgjë më të bukur. Më mirë se seksi, që gjithësesi e çmoj shumë.

HIDHUNI: Mos lini asnjë sekondë për dyshime. Kur mendoni: ‘Nuk jam i sigurt që mund ta bëj’, transformojeni në: “Do të ndjehem i madh kur ta kem bërë!/Nga: “Sekretet e suksesit të Donald Trumpit”- bota.al

Please follow and like us: