Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti serb i bën thirrje Trump: Trego çfarë qëndrimi ke për Kosovën

“Le të mendojnë në administratën e re dhe le të thonë se çfarë mendojnë për Kosovën. Nëse mendimi është në përputhje me dëshirën tonë ose nëse ndeshemi të paktën diku në ato dëshira, atëherë do ta pranoj çdo këshillë të SHBA”, ka thënë presidenti serb Tomislav Nikolic.
Ai pret që presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, të ndalë luftërat dhe konfliktet verbale, të cilat, sipas tij i ka nisur administrata para tij, transmeton Koha.net

Në një intervistë për TV portugez, transmeton FoNet, i pyetur për politikën e SHBA për Kosovën, Nikoliq ka theksuar se pret që administrata e re të deklarohet, ndërsa mendon se administrata e shkuar ka bërë shumë probleme që Trumpit mund t’ia lidhin duart.

“E di se nuk do të jetë aq keq siç ka qenë e keqe administrata e shkuar. Edhe po ta bëjë më së keqi atë që e flet, administrata e Donad Trumpit, ajo kurrë nuk do të jetë më e keqe se ajo që do ta bënte Hillary Clinton”, ka thënë Nikoliq.

“Nuk mundet Amerika t’i u thotë serbëve e shqiptarëve: Bëjuni të mirë dhe bisedoni si ka hije nëse i vë sanksione Rusisë. Nuk mundet Amerika të jetë arbitri kryesor kush si guxon të sillet në botë”, ka shtuar kryetari serb.

Në këtë intervistë Nikoliq i ka dërguar ultimatum SHBA-së: Le të mendojnë në administratën e re dhe le të thonë se çfarë mendojnë për Kosovën. Nëse mendimi është në përputhje me dëshirën tonë ose nëse ndeshemi të paktën diku në ato dëshira, atëherë do ta pranoj çdo këshillë të SHBA.

Ai, duke shpresuar ka marrë fund njohje e mëtejme e shtetit të Kosovës ka folur për marrëveshjet n e Brukselit e cila, sipas tij, kishte paraparë që të gjitha kompetencat që Beogradi ia paska dhënë Prishtinës, Prishtina t’ia japë Asociacionit të Komunave serbe.

Please follow and like us: