Albspirit

Media/News/Publishing

Protesta ndaj Trump, arrestohet aktori i “Transformers”

Se fundi, amerikanët kanë vendosur të kundërshtojnë Donald Trump nëpërmjet një instalacioni të vendosur në rrugët e Nju Jorkut. Pikërisht kjo mënyrë proteste u bë shkak i arrestimit të  Shia LaBeouf.

Aktori, i shquar për natyrën e tij problematike është arrestuar disa herë gjatë jetës, por këtë herë arsyeja e policisë për ta prangosur ishte protesta kundër Presidentit të ri amerikan. Arrestimi i aktorit hollivudian ishte një shfaqje e vërtetë, pasi ndodhi gjatë transmetimit të tij “live” në internet, me moton “Ai nuk do të na ndajë”, transmetim i cili ka vazhduar që nga inaugurimi i Trump. Bëhet me dije se ylli i “Transformers” akuzohet për sulm, pasi kapi një tjetër protestues dhe e tërhoqi nga shalli, teksa i ka gërvishtur edhe fytyrën.

Please follow and like us: