Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria e SHBA do të fokusohet në deportimin e emigrantëve me të kaluar kriminale

Avokati Kieran Both

 

 

Presidenti Tramp ka njoftuar se administrata e tij do të ketë primare deportimin e emigrantëve  të cilët janë dënuar për akte kriminale. Ligjet e emigracionit në SHBA  janë të forta dhe administrata e re  do të fokusohet  në   zbatimin e tyre rigoroz.  Edhe një çështje penale, në dukje e vogël, mund të rezultojë që personi të dalë para gjykatës  së emigracionit dhe të vendoset  në proces dëbimi. Ka mjaft arsye penale që mund të shkaktojnë deportimin. Për personin që është  dënuar për një krim, e  në mënyrë të veçantë për  ata që janë dënuar  për krime të rënda, ka pasoja serioze.

Eshtë shumë e rëndësishme  për emigrantët që akuzohen  për krime,  të përgatisin me kujdes një mbrojtje të mirë. Njohja  njëkohësisht  e ligjeve penale dhe ligjeve të emigracionit nganjëherë mund të ndihmojë  në evitimin e deportimit.

Të huajt që  kërkojnë  të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, apo ata të cilët janë tashmë në Shtetet e Bashkuara, mund të konsiderohen të papranueshëm ose të dëbohen për shkak të aktivitetit kriminal , federal  apo shtetëror.  Nga këndvështrimi i Emigracionit pasojat për shkak të  veprimtarisë kriminale , shpesh varen nga statusi që i është dhënë një personi. Ligji i emigracionit ka shumë lloje statusi, e  ndërkohë ka njerëz qe nuk kanë status fare. Emigrantët mund të jenë rezidentë të ligjshëm të përhershëm (megreen card); azilantë,  refugjatë;  me vizë studenti, investitori, artisti , nonimmigranti ,etj.

Është e rëndësishme për avokatin të dijë saktësisht statusin tuaj të emigracionit. Ai duhet të dijë saktësisht se kur keni hyrë në SHBA . Duhet’i jepni avokatit çdo dokument që ka të bëjë me statusin tuaj. Statusi  që u ka dhënë Emigracioni  do të përcaktojë edhe pasojat  e një dënimi  penal.

Ju duhet të jini të ndërgjegjshëm për pasojat e një ndalimi të detyruar.  Ligji i Emigracionit kërkon që  ICE(Immigration and Customs Enforcement)  të ndalojë atë të huaj që është i deportushëm për akte të caktuara kriminale, ndërsa çeshtja e tij ndodhet  ende në procedurat gjyqësore emigracionit. Individi, sëbashku me avokatin e tij, mund të mendojnë se kanë  dalë të fituar nëse, për shëmbull , në vend të burgosjes, individi  ka fituar probation, dhe pastaj mësojnë që ai do arrestohet e vendoset  në burg  të sigurisë së lartë të ICE.

Dënimi nga ligjet e Emigracionit ndryshon nga dënimi i Ligjit penal.

Në përgjithësi, krimet që  bëhen shkak për deportim janë më shumë krime (i)morale të rënda, qoftë edhe sikur dënimi të jetë vetëm për një vit;  Ndër to hynë krimet  e drogës,  mbajtja e armëve pa leje, dhe përdorimi i tyre. Të tjera  krime në të cilat implikohen të huajt janë pastrimi i parave, kontrabanda, shkeljet e eksportit, mashtrimet me viza, etj.

Mbajtja pezull e një dënimi, dmth moskryerja e dënimit  nga i dënuari, nuk njihet nga Emigracioni . Dënimi origjinal i personit, ende qëndron si i tillë për Emigracionin. Për shëmbull i vit dënimi, edhe pse i pakryer, për emigracionit konsiderohet si një vit burg.

Nëse ju pranoni në gjyq se jeni fajtor” ky fakt  do të qëndrojë në rekordin tuaj, edhe pse ju mund të dënoheni fjala vjen me “ community service”.

Nëse,  jeni akuzuar për një krim, avokati juaj mbrojtës duhet të bashkëpunojë me një avokat të kualifikuar  të emigracionit për të kuptuar implikimet e një  ligjit të caktuar që ka të bëjë me çështjen.

Avokatët që merren  me krime penale duhet të jenë të kujdesshëm për fjalët që janë përdorur  në marrëveshjen midis palëve. Ndonjëherë një dënim kohëshkurtër me burg ja vlen për të shmangur pasoja të ashpra  nga emigracioni.

Ndërkohë edhe pse mund të jeni dërguar në gjyqin e emigracionit dhe përballoheni me dëbimin nga Amerika,  përsëri mund të kualifikoheni  për  një aplikim të veçantë që mund t’u ndihmojnë  për të qëndruar në SHBA. Këto aplikime  quhen “ waivers”.

Avokati që merret më çeshtjet kriminale  mund të hyjë në bisedime me prokurorin për të ruajtur   të drejtën tënde për “ waiver “ në gjykatën e emigracionit. Është e domosdoshme për avokatin të jetë i vetëdijshëm për kriteret  dhënies së një “ waiver “ që para se të filllojë negociatat.

Ne i nxisim lexuesit tanë që kanë probleme me ligjin të kenë parasysh pasojat e vendimit gjyqsor.  Jo të gjithë avokatët që merren me krimet kanë experiencë nga  ligjet e emigracionit  për krimet e kësaj fushe.  Nëqoftëse ju nuk jeni shtetas amerikan, avokati  që merret me problemet e emigracionit duhet të hyrë menjë herë në veprim, përpara se ju të jeni paraqitur në gjykatë dhe  ta keni deklaruar veten tuaj fajtor(Guilty).

Ka mjaft probleme komplekse përreth  dënimeve për akte kriminale që lexuest kanë nevojë t’i dijnë, para se të pranojnë se janë fajtor, në procesin e gjykimit. Ne do të përpiqemi t’u adresohemi këtyre çështjeve  më hollësisht në rubrikën tonë të Emigracionit,në të ardhmen. Nëse lexuesit duan të mësojnë më shumë rreth ligjeve të emigracionit u lutemi të hyjnë në internet në faqen e Emigracionit  www.uscis.gov

Qëllimi ynë është të ndihmojmë komunitetin shqiptar e aftësojmë emigrantët e rinj për të kërkuar ndihmë në mënyrë të pavarur.  Ju ftojmë të na i drejtoni pyetjet ne adresen e e-mailit  Kieranboth@verizon.net

Please follow and like us: