Sokol Shameti: Të punësuar në media dhe gazetarë
Jo kushdo qe vetequhet “gazetar” eshte me te vertete gazetar. Gjithmone kam vene re me shqetesim se ka nje konfuzion te qellimshem ne dalimin midis atyre qe jane gazetare dhe atyre qe thjesht “punojne ne media”.
Nje mori karakteristikash negative qe sot u mvishen gazetareve, ne realitet meritojne te adresohen tek nje nenshtrese tjeter njerezish qe jane te angazhuar ne media, kane ne dore mundesine per te publikuar dhe ndikuar ne opinionin publik, ndonese nuk jane gazetare. Jane keta ata te cilet e kane inflacionuar kete titull dhe e kane degjeneruar kete profesion. Behet fjale per ata qe punojne ne media per shkak te pamundesise per te punuar ne profesionin e tyre.
Ka mes tyre megjithate, disa qe vertet punojne me nje seriozitet te atille sa te bejne me turp edhe ty qe i perket ketij profesioni. Por nje pjese tjeter, jo e vogel e tyre, jane nder njerezit qe e perdhunojne me rendshem se kushdo kete profesion. Dhe ka nje logjike ne kete cmenduri: E gjithe kjo ndodh sepse shumekujt prej tyre ky profesion nuk i dhimbset, nuk e kane te tyrin, jane atje perkohesisht dhe kerkojne t’i marrin materialisht maksimumin sepse mund te dalin prej tij po aq lehtesisht sa c’kane hyre.
Nje profesionist jo vetem ushtron punen e tij me ndershmeri, por ai edhe kujdeset per mirembajtjen e “shendetit” te profesionit te tij dhe perceptimit qe njerezit kane per kete profesion me te cilin ata jetojne sot dhe duan te jetojne edhe neser. Ndersa keta te punesuar ne media, jane krejtesisht te ftohte dhe moskokecares ndaj perceptimit qe publiku mund te krijoje rreth punes sezonale ku jane perfshire. Ata mendojne se e kane gjithsesi nje vend rezerve ne profesionin ku nuk paten dot sukses para se te punesoheshin ne media, andaj “bjeri t’i biem”.
Jane keta njerez ata te cileve nuk u dhemb fjala qe shkruajne, qe nuk e mendojne efektin e saj, qe e trajtojne ate me pandjeshmeri dhe papergjegjshmeri duke e demtuar besimin e publikut tek gazetaria, pasi njerezit nuk kane kohe te bejne dallimin nese ishte vertet gazetar apo jo ky qe e beri kete dem.
Integriteti profesional dhe kultura e punes gjithsesi jane dicka qe nuk lidhet automatikisht me diplomen qe ti ke ne xhep. Megjithate, nese dikush ka investuar X vjet te jetes se tij duke u arsimuar dhe pergatitur per nje profesion, ka minimalisht me shume dhembshuri dhe pergjegjesi ndaj ketij profesioni ku eshte investuar sesa dikush tjeter qe eshte aty kalimthi.
Nese jo per dicka tjeter, se paku thjesht per shkak se askush nuk deshiron t’i quaje gabim zgjedhjet e veta te jetes.