Albspirit

Media/News/Publishing

Steinmeier: Bota e vjetër ka marrë fund përfundimisht

Steinmeier sheh një ndryshim historik pas ardhjes në pushtet të Trumpit. Tani ne do t’i shpjegojmë atij “vlerat tona”, tha Steinmeier në gazetën “Bild am Sonntag”.

Frank-Walter Steinmeier parashikon një periudhë marrëdhëniesh të trazuara gjermano-amerikane nën drejtimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump. Megjithatë ai shpreson se do të gjejë në Uashington njerëz që duan të bashkëbisedojnë dhe të vazhdojnë rrugën e tyre së bashku me miq të mirë dhe aleatë të besuar, tha Steinmeier. Ceremoninë  e betimit të Trumpit si presidenti ai e quajti një cezurë historike. Bota e vjetër e shekullit të 20-të ka marrë tani përfundimisht fund, tha ai.

Steinmeier theksoi se në rastin e ndryshimit të pushtetit “pasiguritë, dyshimet dhe pikëpyetjet për kursin e udhëheqjes së re” janë diçka normale. “Por në këto kohë të një çrregullimi të ri global bëhet fjalë për më tepër, se sot rreziku është i madh,” shtoi ai.

Në të njëjtën kohë ministri i Jashtëm njoftoi se qeveria gjermane tani do të “kërkojë dialog” me qeverinë e SHBA për t’i “shpjeguar administratës së re qëndrimin tonë, vlerat dhe interesat tona”. Fjala është për një “partneritet të ri mes të barabartësh”.

US Präsident Donald Trump spricht zur Vereidigung weiterer Minister (Picture-Alliance/dpa/A. Harnik)

“Partneritet mes të barabartësh”

Në krye të agjendës janë për Gjermaninë ndër të tjera tregtia e lirë, një botë e hapur, kundërvënia e përbashkët ndaj terrorizmit “dhe bashkëpunimi transatlantik bazuar në vlera të përbashkëta”, tha Steinmeier.

Gjatë betimit të tij si president 45-të i Shteteve të Bashkuara Trumpi tha në fjalimin e tij se në të gjitha vendimet e tij ai do të vërë gjithmonë në vend të parë interesat e Shteteve të Bashkuara. Steinmeieri pritet të zgjidhet më 12 shkurt Presidenti i Gjermanisë. Ende nuk është e qartë se cili do të jetë pasardhësi i tij në Ministrinë e Jashtme, por fjala është se mund të jetë ish-Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz.

Please follow and like us: