Albspirit

Media/News/Publishing

Zbardhet pakti i Ali Ahmetit me Gruevskin, ja çfarë marrin shqiptarët

Zbardhet marrëveshja e Ali Ahmetit me partinë e Nikolla Gruevskit. Siç bëjnë të ditur mediat maqedonase, kreu i VRMO-DPMNE-së ka rënë dakord që të mos bëhet kryeministër i vendit dhe në këtë post të emërojë ish ministrin e Punës, Nikolla Poposkin.

Ndërkaq, shqiptarëve u ka dhënë postin numër 2 të shtetit që është kryetari i Parlamentit.

Ali Ahmeti do të prezantojë nesër në Recicë të gjithë marrëveshjen me Nikolla Gruevskit.

Kreu i PDI-së ka thirrur kryesinë e partisë së tij dhe do të propozojë që partia të hyj në koalicion me VMRO-DMPNE-në.

Marrëveshja parasheh që kryeministër i vendit të jetë ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski. Ndërsa, pjesë e kabinetit qeveritar nuk do të jetë Nikolla Gruevski dhe anëtarë tjerë të partisë që po hetohen nga Prokuroria Speciale.

Sipas marrëveshjes, e cila tashmë është arritur, kryetar i Parlamentit do të jetë Talat Xhaferi, ndërsa gjithashtu kjo parti do të drejtojë edhe ministri të rëndësishme.

Disa prej nënkryetarëve tani më janë deklaruar se nuk hyjnë me asnjë çmim në një koalicion me partinë e Gruevskit. Gjithashtu anëtarësia e gjerë përmes një ankete është shprehur kundër koalicionit me VMRO-DPMNE.

Please follow and like us: