Albspirit

Media/News/Publishing

Amishët, historia e popullit më të pazakontë në SHBA

Albana Melyshi Lifschin

Cilët janë amishët dhe pse janë kaq të veçantë?

Popullsia amishe ka ardhur disa shekuj më parë në Amerikë.

Ata përbënin një nga grupet kristiane anabaptiste me rrënjë në reformimin protestan në Evropë, në shek e XVI. Mirëpo nuk ranë dakord as me katolikët dhe as me protestantët në disa pika dhe dolën si lëvizje më vete që u quajt ‘Anabaptizëm’.

Ata filluan të vijnë në Botën e re, pas vitit 1700. Natyrisht edhe atyre si të gjithë evropianëve të parë u është dashur të përballojnë sulmet e refuzimin e popullsisë vendase, që Kolombi i ka quajtur “indianë’. Pra shumë syresh ranë të vdekur nga shigjetat e indianëve.

Në librat e historisë së amishëve janë regjistruar incidente të paharruara, ku tregohet se sa “kokëfortë” ishin amishët në respektimin e fesë dhe edukatës së tyre paqësore. Parimi i tyre ishte: ”Duaj Zotin dhe fqinjin tënd”.

Në librin e autorit Stiven Nolt, tregohet episodi i familjes Hocestler që ra viktimë e një sulmi nga vendasit, për shkak të përkushtimit ndaj parimeve të tyre paqësore e mësimeve të besimit të tyre që ata respektonin me devocion.

Rrëfenja e trashëguar nga gjeneratat amishe, (ngjarja ka ndodhur në fillim të shekullit të XVIII) na thotë se në një natë shtatori, një nga djemtë e familjes Hocestler hapi derën e shtëpisë për të parë se përse lehnin qentë. U godit menjëherë nga shigjetat e vendasve që kishin rrethuar shtëpinë.

Dy vëllezërit e tjerë rrëmbyen çiftet e gjahut për t’u mbrojtur, por babai i ndaloi djemtë sepse ai ishte i lidhur nga parimi i “mosmarrjes hak”, duke respektuar mësimin e Krishtit, ”të goditën në një faqe, kthe tjetrën” dhe nuk mund t’i shikonte djemtë e tij të bënin të kundërtën. E gjithë familja u fsheh në podrumin e shtëpisë dhe ”indianët” i vunë zjarrin shtëpisë.

Në përpjekje për të shpëtuar duke dalë nga dritarja e qilarët, familja u kapën rob.”

372765a2277dd834e148a9a34538b3fe

 

Amishët përbëjnë një popullsi krejt të veçantë të Amerikës me zakone e tradita që e dallojnë nga e gjithë popullsia e saj.

Amishët kërkojnë të jetojnë të shkëputur nga bota si një mënyrë për të ruajtur pastërtinë e besimit të tyre, dhe respektuar traditën e mënyrën e jetesës së stërgjyshërve të tyre. Ju ecni në një rrugë automobilistike dhe në të dy anët e rrugës shikoni shtëpi te bukura, kryesisht dykatëshe, tipike amerikane, të gjelbëruara për rreth, të pastra të rregullta , por nuk ka makina të parkuara para dyerve të tyre. Amishët nuk përdorin makina, elektricitet, dhe kanë parimet e traditat e tyre të cilave u qëndrojnë besnikë. Ata janë kundër luftës dhe për pasojë nuk e njohin regjistrimin në lista rekrutimi.

Martesat bëhen vetëm brenda fesë së tyre, dhe komunitetit amish dhe çdo përjashtim nga ky rregull është me pasoja të rënda për atë të ri apo të re që e thyen atë. Ai ose ajo ekskomunikohet,(çkishërohet) dhe braktiset nga familja dhe shoqëria për jetë.

Amishët, ndryshe nga shoqëria amerikane, njohin e respektojnë të tjera vlera.

Ata respektojnë identitetin e grupit mbi atë të individit, bindjen mbi iniciativën individuale, modestinë e përuljen mbi krenarinë, kooperimin mbi independencën. Flasin tre gjuhë: një për jetën e përditshme, një për në kishë, dhe e treta për tregtinë më botën që i rrethon. Gjuha e tyre e trashëguar është një degë e gjermanishtes që quhet gjermanishtja e Pensilvanisë.

Pas ardhjes në Amerikë, ruajtja e gjuhës së tyre, u kthye në simbol të ruajtjes së mbijetesës së origjinalitet të tyre, të identitetit të tyre, traditave, veç nga bota amerikane.

Fëmijët mësojnë anglisht kur shkojnë në shkollë, por ajo kurrë nuk bëhet si gjuhë e nënës për ta.

Gjuha e Zotit, është gjermanishtja e vjetër në të cilën lexojnë Biblën, thonë lutjet dhe këndojnë himnet e vjetra. Anglishtja është gjuha e biznesit. Gjithsesi kur shumica e amishëve jetojnë e punojnë në farm dhe anglishtja është e kufizuar vetëm për aq sa u duhet, kryesisht për shitje produktesh e komunikimit me blerësit.

Në shtëpira, amishët nuk përdorin telefonat, radion, televizorin e pajisjet elektrike.

Gratë gatuajnë ende në soba me dru.  Nuk përdoren makinat, dhe kali mbetet simbol i jetës së tyre.

Please follow and like us: