Ekspozita e parë me 84 portretet e Kadaresë
Nga Shtetet e Bashkuara ku jeton, Bashkim Ahmeti sjell 84 krijime në pikturë. Ajo çka i bashkon me njëra – tjetrën, veprat të hedhura në telaje në kohë të ndryshme, është figura e Ismail Kadaresë.
Nëse peneli i Bashkim Ahmetit do të kishte zë, ai do ta përshkruante kështu portretin e shkrimtarit.
Pikturën që autori e titullon gjyqi, e veçon nga të tjerat. Ajo është rezultati i forcës së imagjinatës ndikuar nga personazhet, librat e bisedat me Ismail Kadarenë.
Mik prej vitesh me shkrimtarin, kjo është dhurata e Bashkimit për të.
Ato do të ekspozohen në shtëpinë – muze të Ismail Kadaresë në Gjirokastër dhe më pas në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Please follow and like us: