Albspirit

Media/News/Publishing

Gjergj Bojaxhi: Zinxhirët e shtetit ngatërruar nga një trafikant

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, njeriu që e ka promovuar Kelmend Balilin politikisht dhe ekonomikisht, tashmë kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për arrestimin e këtij personi. Degjenerimi politik ka arritur kulmin.

Kjo sepse arrestimi i Balilit nuk është as vullneti politik, e as personal i askujt prej politikanëve shqiptarë, por një veprim që kërkohet nga ndërkombëtarët. A kanë ndërmend ta zbatojnë? Jo. Thjesht e kanë kthyer në një çështje që të mund ta përdorin kundër njeri-tjetrit përpara zgjedhjeve. Partia Demokratike akuzon Partinë Socialiste. LSI kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Presidenti përgjigjet pozitivisht. Zinxhirët e shtetit janë ngatërruar nga një trafikant.

Ndërkohë, ligji dhe kërkesat e partnerëve ndërkombëtare nuk zbatohen. Ky nuk është shteti që shqiptarët duan. Një shtet i vogël dhe i pafuqishëm përballë një të inkriminuari. Me këtë imazh nuk na pranon Evropa. Këtë imazh po na e imponojnë.

Sfida jonë është të sjellim te shqiptarët një shtet te i cili të kenë besim dhe siguri. Shqiptarët nuk duan një shtet mafioz apo të kontrolluar nga falangat e mafies, por duan një shtet që ka fuqinë t’iu ruajë fëmijët dhe familjen. Një shtet për të cilin të jenë krenar. Kjo nuk është e pamundur.

Please follow and like us: