Albspirit

Media/News/Publishing

Kriset koalicioni/Deputeti socialist: Ndarja me LSI e vonuar, më mirë me PD se sa me Metën

Koalicioni qeveritar PS-LSI duket se po kriset çdo ditë e më shumë. Prej disa ditësh, partia e Ilir Metës ka hedhur akuza të forta ndaj policisë së shtetit si dhe ndaj kryebashkiakut socialist Vangjush Dako.

Në lidhje me zhvillimet e fundit, Citynews ka kontaktuar me deputetin socialist Vladimir Kosta, i cili në deklaratat e tij nuk ka nguruar të kritikojë edhe qeverinë.

Në lidhje me akuzat e LSI, Kosta shprehet se ndarja me Ilir Metën është e vonuar dhe se kjo duhet të kryhet sa më parë. Sipas tij, këto qëndrime mund të jenë radikale, por pas deklaratave të dy figurave të rëndësishme të LSI-së, Petrit Vasili dhe Lefter Koka, deputeti socialist shprehet se më mirë një qeveri PS – PD, se sa koalicioni me Ilir Metën.

“ Ndarja me LSI është e vonuar. Nuk na bashkon asgjë me ta. Ky mund të jetë një qëndrim më radikal, por më mirë të qeverisë PS-PD se sa me Ilir Metën në koalicion. Duhet menjëherë të ndahemi nga LSI”, u shpreh Kosta në prononcimin e tij për citynews.

Please follow and like us: