Kur u themelua qyteti i Fierit
Nga Ilirjan Gjika
Deri ne vitin 1864 ishte nje fshat qe banohej nga bujq-çifçinj ne pronesi te familjes latifondiste Vrioni (1) e cila kishte prona te medha ne Myzeqe. Dokumenti i pare qe deshmon mbi Fierin eshte deshmia e Pukevilit (fq. 56), i cili ka vizituar “fshatin e madh” te Fierit ne vitin 1806. Te dhena te tjera me te hershme per Fierin nuk ekzistojne, por dihet qe kisha ortodokse e “Shen Gjergjit” eshte ndertuar ne vitin 1781, si famulli ne vendin ku ndodhet edhe sot kisha e re.
Pyetjes, a u be kisha pikenisje e themelimit te ketij fshati, apo ajo u ndertua per t’i sherbyer kesaj qendre te banuar qe ekzistonte perpara saj, nuk mund t’i japim dot pergjigje. Megjithate kisha e Shen Gjergjit ishte e tipit katedrale e ndertuar 8 km ne lindje te manastirit te Apolonise . Mes per mes Fierit kalonte lumi i Gjanices, mbi uren e gurte te te cilit ndodhej nje han, qe u sherbente udhetareve dhe tregetareve te cilet udhetonin ne drejtimin Berat-Vlore.
E diskutueshme ka mbetur edhe origjina e emrit Fier per te cilin sot ekzistojne dy hipoteza. E para eshte ajo e studjuesit Hysen Emiri i cili mendon se emri Fier rrjedh nga italishtja “Fiera” d.m.th panair. Kete emer ia vendosen ketij vendi tregtaret Venedikas qe merreshin me blerjen e produkteve bujqesore-blektoriale, ne panairin qe zhvillohej prane kishes se Shen Gjergjit, ndoshta qe nga koha e mesjetes, kohe prej te cilit ka filluar te perdoret ky emer (2). Hipoteza e dyte mbi origjinen e emrit Fier eshte ajo e studjuesit Toli Shabani. Autori i saj thekson se ky emer ka origjine bimore, d.m.th vjen nga bima e fierit.
Pika me e forte e kesaj teze eshte se, ne te gjithe zonen e Myzeqese se Vogel mbizoterojne toponimet me origjine bimore si: Sheq-Marinas, Marinez, Frasher, Sheqishte, Qarr, Pishe, Fikth, Kallm (kallam), Kallem-Kashisht, Shkoze (Lagja 1 Maj), Drize, etj.
Statusin qytet Fieri e fitoi pas viteve 60 te shekullit XIX, kur pronari i ketij fshati, Kahreman Pash Vrioni (3) thirri disa urbaniste franceze, te cilet projektuan nje plan per ngritjen e nje qyteti te ardhshem tregtaro-zejtar. Sipas qellimeve te Kahreman Pashes, qyteti do te ngrihej duke patur si berthame fshatin e Fierit me lumin Gjanica, ku kryqezoheshin rruget Lushnje-Vlore-Mallakaster-Berat-Skela e Semanit.
Qyteti i Fierit u ngrit mbi bazen e modelit te rilindjes se qytetit europian te shek. XI. Veprimtaria kryesore ekonomike do te ishte tregtimi i prodhimeve bujqesore te Myzeqese, Mallakastres dhe krahinave perreth. Per kete qellim u ndertua tregu buze Gjanices ne vitet 1864-1865. Ai kishte 122 dyqane te cilat menjehere nisen veprimtarine e perditshme tregtare. Banoret e pare te Fierit ishin familjet myzeqare te bujqve te Kahreman Pash Vrionit (4), si dhe disa familje vllehe qe kishin ardhur ketu rreth viteve 1800 (5).
Menjehere pas krijimit te qytetit tregtine dhe artizanatin e moren ne dore vllehet, te cilet ishin vendosur ne treven e Myzeqese qysh pas djegies se Voskopojes ne vitin 1769 nga feudalet turkomane te Shqiperise se Jugut. Nje pjese e Voskopojareve u vendos ne kullotat verore pergjate fushes se Myzeqese se vogel, duke ngritur fshatra- ngulime, te cilat ekzistojne edhe sot. Kjo popullsi pasi u vendos ketu bleu te drejten nga bejleret vendas, qe te ndertonte shtepi me oxhak dhe nisi te ushtronte zejet e saj tradicionale, blegtorine, zanatet dhe tregtine. Interesant eshte edhe argumentimi i Dr. Jakov Milaj mbi kete problem. Ne shkrimet e tij qe sot sherbejne si memorje te historise se qytetit te Fierit ai thote se: “Per t’i dhene me teper hov tregtise dhe zejtarise ne qytetin e ri, Vrionasit sollen me kontrate tregtare dhe zejtare nga Voskopoja dhe Grabova si familjet: Pogaçe, Tiço e Verria qe erdhen pak vite para sistemimit te qytetit, ndersa familjet Xoxa e Kilica kane ardhur me pare.
Vllehet (6) ndertuan vendbanimet e tyre te quajtura kater “stanet”, qe ishin berthamat e lagjeve te ardhshme si stani Pasha, Belik e Kishe, qe mbanin emrat e pronareve te tokave dhe stani Shkoze qe mori emrin e pyllit qe ndodhej aty.
Pas themelimit filloi rritja domografike e qytetit. Me vone net e u vendosen edhe mallakastriote te cilit ne fillim erdhen nga Mallakastra e poshtme (e buta) ndersa me vone filluan te vinin edhe nga zonat me te largeta te saj si Hekali dhe Kuta. Menjehere Fieri percaktoi shume shpejt edhe statusin e tij ekonomik si qytet i tregetareve, zanatçinjve dhe sherbimeve. Interesante ishte edhe fizionomia e tij te cilen e percaktuan urbanistet franceze. Ata e projektuan qytetin te shtrire ne fushe (7) sipas nje plani me nje rrjet rrugor, ku kombinohej sistemi radial me ate kuadratik. Ne te dy anet e rruges kryesore ngriheshin ndertesa nje dhe dy kateshe me nje arkitekture te tille qe ishte vijim i tradites se vjeter apoloniate. Prane kesaj rruge ndodhej edhe tregu si dhe ndertesat kryesore administrative. Ketu zhvillohej gjithe veprimtaria ekonomike dhe shoqerore e qytetit. Fizionomine me te plote mbi Fierin na e jep kjo deshmi e udhetares angleze Edit Durham e cila e vizitoi qytetin ne vitin 1903. Ja se ç’thote ajo: “Fieri eshte nje fshat i vogel, prone e nje beu (8) me shume iniciative (9) i cili ka ndermend ta ktheje ne nje qender tregtare. Ai ka ndertuar pazarin, ka ngritur godina solide prej guri, me nje arkitekture çuditerisht moderne”. Fieri.al
_________________________________________________________
1. Sipas studimeve te orientalistit Vexhi Buharaja, origjina e familjes Vrioni eshte nga fshati Virjon (sot Ullinja Berat). Ne kete fshat Çele Ibrahimi, bir i pare i Islam Beut, kryegjyshit historik te kesaj familje, ndertoi ne vitin 1685 nje krua ne te cilin gjendej mbishkrimi qe deshmonte kete fakt. Emri Virjon u perdor si llagap (mbiemer) i kesaj familje ne trajten Vrion. Pra Vrionasit kane hyre ne histori si feudale te vegjel, te cilet me vone duhet te kene bere emer si shtepi e madhe ne saj te sherbimeve qe i kane bere Perandorise Osmane. Ne mbishkrimin osmanisht te Çele Ibrahimit, paraqitet dhe trungu gjenealogjik i familjes Vrioni. Kjo familje do te ndahet me vone ne dy dege, ate te Beratit qe mbante titullin e beut dhe degen e Fierit qe mbante titullin e Pashes.
2. H. Emiri. Historia e Fierit fq. 30 Kavaje 2001.
3. Aleksudhi, vep, e cit. Fq 157
4. Kahreman Pash Vrioni ishte i biri i Omer Pash Vrionit kryekomandantit te Ali Pashe Tepelenes, i cili ps renies se Pashallekut te Janines u emerua ne krye te Sanxhakut te Vlores.
5. A. Hociu. Vllehet. Fq. 123-124
6. Vllehet jane nje popullsi ballkanike e romanizuar qe jeton ne Ballkan ne jug te Lumit Danub. Kjo popullsi latinofone ndahet ne 3 grupe. Dakike qe eshte popullsia qe jeton ne Vllahi (Rumani). Ilirike, popullsia qe jeton ne jug te lumit Shkumbin pergjate rruges antike Egnatia. Greke, popullsia vllehe qe jeton ne zonat greke te Etolise, Pindit dhe Thesalise. Termi vlleh lindi gjate periudhes se dyndjeve barbare ne shekujt 3-5, kur fiset gjermane quanin popujt latinofone te Perandorise Romake me emrin Volk(popull). Me vone sllavet, gjate dyndjeve te tyre ne shekujt 5-7 e moren kete term nga gjermanet, duke e perdorur ne trajten “vllah”, ne te cilen quajten Daket dhe Thraket. Dyndja e sllaveve i shkuli Traket nga Trakia dhe Myzia drejt luginave malore te Ballkanit, ne te cilat kjo popullsi nisi te merrej me blegtori. Me kalimin e kohes nisen zbritjen prej malesive te Pindit dhe Maqedonise J-P, drejt ultesires qe shtrihet nga Delvina deri ne Akarnani, pa perjashtuar edhe fushen e Myzeqese, ne veri te kesaj zone, gjate periudhes qe nis nga shekulli XVI deri ne Shekullin XX.
7. Qyteti i Fierit ndodhet ne lartesine 13 m mbi nivelin e detit.
8. E. Durham “Brenga e Ballkanit”, fq.72
9. Vrionasit siguruan prej Stambollit edhe statusin Kaza (qytet) per Fierin. Tashme do te bente pjese ne krahinen (nahijen) me te njejten emer. Qyteti administrohej nga kryetari i bashkise (Beledie-Reiz), ndersa krahina nga mydyri. Pushtetin politik qysh nga themelimi i qytetit dhe deri ne vitet e pavaresise e kishin Vrionasit, te cilet ishin te lidhur me Perandorine Osmane. Ata ishin edhe pronare te tokes dhe tregut e magazinave tregtare, prej te cilave merrnin taksen e topjakut dhe qerate e shumta.