Albspirit

Media/News/Publishing

Lefter Koka: Si më kërcënoi Ilir Meta! Policia e Durrësit është sot një bandë që merr urdhëra nga krimi!

Intervista e djeshme e Kokës, ishte pas kërkesës së Metës për mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ishte një shkrepse që po ndëz me shpejtësi barutin e thatë dhe shpërthyes të armiqësisë PS-LSI.

Ministri tregoi edhe nje secret personal kur tha se: “Ilir Meta më kërcënoi se do të më shkarkonte nëse në Durrës votat e LSI-së nuk do të shkonin për Vangjush Dakon. Ndërkohë që në Lezhë, votat e PS-së i shkuar PD-së,”.

“Jemi të prirur për tolerancë, por kemi qenë jashtë limiteve njerëzore. E kam kritikuar Metën për tolerancën e tij ndaj Ramës. Boll më, me këtë arrogancë”, ka thënë Lefter Koka.

Sipas tij, policia në Durrës është nën urdhrat e krimit dhe është kthyer në një bandë. Dhe kjo është tashmë në nivele të padurueshme dhe të patolerueshme. Duket se edhe sherri Rama-Meta i dy ditëve më parë, ka qene i pakthyeshëm dhe se Meta ka marrë edhe një autorizim të qartë nga ëashingtoni, për tu hedhur në sulm me kriter tolerancën “0” ndaj trafikut të drogës në Shqipëri.

“Policia merr urdhëra nga krimi në Durrës, që ti hapet rrugë. Edhe unë si anëtar kabineti i Ramës nuk mund të komunikoj me policinë. Sot është koha për të thënë: Mjaft më, nuk kemi pse bëhemi me pjesë e një vendimmarrje të gabuar”, ka thënë Koka.
Por sipas ministrit të LSI-së në qeverinë Rama, kanabisi është një fenomen kombëtar dhe me këtë po bëhemi gazi i botës. Sipas tij shqiptarët janë duke u fyer kur u thuhet se policia po punon mirë.

“Fenomeni i kanabisit është fenomen kombëtar. Realiteti është i prekshëm. E gjitha pjesa e zonës së Durrësit kanë qenë të mbjella me kanabis, të mbjellësh kanabis kërkon punonjës për vaditje, për prashitje, në cdo rast disa pemë ka pasur ndërhyrje nga policia, me të njëjtin shou. Janë disa njerëz që kanë lidhjet e tyre, kjo vjen ku ka nepotizëm me njerëzit që bëjnë këtë aktivitet të paligjshëm. Kërkohet të ketë një komision vlerësimi”, u shpreh Lefter Koka.

Çdo ore që kalon priten shpërthime të reja dhe duket qartë se lufta politike pa kthim, Lsi-Ps, është fare afër, në mos ka filluar.

Please follow and like us: