May në Ankara me presidentin Erdogan për të diskutuar për tregtinë
Kryeministrija britanike Theresa May, pas Brexit, pritet të diskutojë me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një takimi që do të zhvillojë në Turqi në fundjavë.
May do të mbërrijë sot në Ankara, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pati një takim me presidentin Trump. Sipas zëdhënses së May, një marrdhënie e re tregtare me Turqinë pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Euro`pian do të jetë pjesë e diskutimeve.
Zëdhënësja shtoi: “Ata do të diskutojnë një marrëdhënie të re tregtare dhe një partneritet strategjik të sigurisë”. May gjatë ditës së djeshme, ishte për një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, si liderja e parë europiane që është pritur nga Donald Trump, vetëm një javë pas marrjes së detyrës nga ky i fundit.