Ushtarët që ngritën flamurin e Vorio Epirit janë minoritarë të lindur në Shqipëri. Ja emrat e tyre

Identifikohen ushtarët grekë që ngritën flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë pas deklaratave ekstremiste të ministrit Panos Kammenos.
Në foton e parë ështëLefter Prifti.
Në foton e dytë ështëVangjel Davella.
Në foton e tretë ështëThanas Kongjini.

Këta ushtarë të nxitur dhe përkrahur nga Kammenos shpalosën flamurin e Autonomisë së Jugut të Shqipërisë në gazermat e ushtrisë greke, atje ku kryejnë shërbimin ushtarak, pasi kanë fituar shtetësinë greke.
Që të tre këta “trima” janë të lindur në Shqipëri dhe i përkasin minoritetit grek. Ata janë përkrahës të zjarrtë të partisë naziste ekstremiste greke, “Agimi i Artë”.
Nuk dihet, nëse qeveria greke, por edhe ajo e Tiranës do të kërkojnë ndëshkimin e ashpër për këtë provokim të rëndë që kanë bërë, duke treguar haptas ndjenjat e tyre shoviniste dhe pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë.
