Xhamia e Plumbit në Shkodër
Xhamia e Plumbit në Shkodër, e njohur ndryshe edhe si xhamia e Mehmet Pashë Plakut, u ndërtua nga Bushatllinjtë më 1774. U ndërtua sipas tipave të xhamive të Stambollit dhe qyteteve të tjera të mëdha, në shekujt e lulëzimit të Perandorisë Osmane.
Qendrën e kompozimit e përbën salla e lutjeve e mbuluar me kupolë mbi një tambur të lartë, së cilës i bashkëngjiten mikrabi në anën jugore, dy portikë të hapur në anët lindore dhe perëndimore, si dhe oborri i mbyllur në anën veriore, i qarkuar nga një hajat që hap ndaj tij një harkadë elegante me kolona të kurorëzuara me kapitele të gdhendura.
Përpunimi dekorativ i elementeve dhe aftësitë konstruktive të mjeshtrave ia rritin vlerat monumentit.
Please follow and like us: