Albspirit

Media/News/Publishing

Alarmohet Serbia: Trump kërkon formimin e Ushtrisë së Kosovës

Lajmi.net
Mediat serbe kanë transmetuar dhe komentuar raportin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Jamess Mattis, i cili nga Senati amerikan ka kërkuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Artikulli i njërës nga gazetat më të lexuara në Serbi, beogradases “Blic”, nis me titullin “Qeni i tërbuar i Trumpit porosit formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”.

“Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, porosit që para zvogëlimit të pranisë së forcave amerikane në Kosovë, forcat vendore të Kosovës duhet të marrin mandatin për mbrojtjen e vendit”, shkruan “Blic”, transmeton Telegrafi.

Edhe gazeta “Danas”, duke cituar mediat kosovare, thotë se qëndrimi i administratës amerikane karshi Kosovës mbetet i pandryshueshëm.

Ndërsa, portali “Telegraf.rs” vjen me titullin “Trump shumë i ashpër në qëndrime: Kosova duhet ta formojë ushtrinë”, duke vazhduar më tej se krahas kësaj pritet që Serbia ta njoh Kosovën.

Ndërsa, agjencia e pavarur e lajmeve “B92”, lajm kryesor e ka deklaratën e Sekretarit të Mbrojtjes se po formohet Ushtria e Kosovës.

James Mattis, gjenerali legjendar amerikan që tash në Administratën e Donald Trump do të ketë rolin e Sekretarit (Ministrit) të Mbrojtjes, tha se Kosova duhet të ketë ushtri dhe se duhet të njihet nga Serbia.

Në një raport drejtuar Senatit, Mattis thekson se FSK duhet të shndërrohet në ushtri. Ai e ka mbështetur dialogun Prishtinë- Beograd derisa ka shtuar se, njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Please follow and like us: