Ben Blushi i revoltuar me Greqinë: Jeni racistë nëse dënoni rekrutët shqiptarë
Deputeti i partisë LIBRA Ben Blushi është revoltuar me vendimin e Greqisë që ka dënuar me 50 ditë burg rekrutët shqiptarë që bënë simbolin e shqiponjës në ushtrinë greke.
Në një status në Facebook, Blushi e quan standard racist të ushtrisë greke pasi i dënoi rekrutët për faktin se janë shqiptarë dhe jo për veprimin që kanë bërë.
Reagimi i deputetit Ben Blushi:
STANDARTI I PADREJTË I GREQISË.
Nëse ushtarët që janë fotografuar me simbolin shqiptar burgosen, ky do të ishte një standart shumë i ulët dhe racist i ushtrisë greke. Shqipëria dhe Greqia janë antare të NATOS që do të thotë se në rast rreziku duhet te luftojnë nën të njëjtin flamur. A do arrestoheshin ushtarët grekë nëse do dilnin në foto me simbole franceze,gjermane apo angleze?Sigurisht që jo. Greqia po i ndëshkon ushtarët si shqiptarë dhe jo si qytetarë të lirë, cka është e padrejtë dhe e papranueshme!