Djemtë i ndërtojnë statujë princeshës Diana, 20 vjet pas vdekjes
Princi William dhe vëllai i tij Harry urdhëruan sot ndërtimin e një statuje me imazhin e nënës së tyre, pinceshës Diana, në afrim të 20-vjetorit të vdekjes së saj në një aksident automobilistik në Paris.
Skulptura do të ngrihet jashtë pallatit Kensington, ish-residenca e “Lady Di” ku princi William, bashkëshortja e tij, Kate dhe fëmijët e tyre George dhe Charlotte jetojnë tashmë.
“Kanë kaluar 20 vjet që prej vdekjes së nënës tonë dhe ka ardhur koha për të njohur, me një statujë të përhershme, ndikimin pozitiv që ajo ka pasur në Britaninë e Madhe dhe në botë”, deklaruan dy William dhe Harry në një komunikatë.
“Mbretëresha Elizabeth II është shprehur se e mbështet këtë projekt”, sipas medias britanike, përcjell Atsh.
Kjo staujë do të jetë monumenti i katërt londinez dedikuar princeshës Diana dhe do të vendoset në afërsi të memorialit përkujtimor të Dianas ndërtuar në Hyde Park.
Please follow and like us: