Albspirit

Media/News/Publishing

Donald Trump dhe beteja e Xi Jinpingut për globalizimin

Të akuzosh globalizimin ekonomik për problemet që po kalon bota sot, është jokoherente me realitetin”, deklaroi presidenti kinez në fjalimin që mbajti javën e kaluar në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

 

Në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, presidenti kinez Xi Jinping mbajti javën e kaluar një diskutim mbi globalizimin, për të cilin do të mendonim se ishte mbajtur nga një president amerikan.

Me rastin e marrjes së detyrës Trump ka formuluar disa opsione që nuk kishim menduar kurrë t’i dëgjonim nga një president amerikan.

Kontrasti është i madh.

Xi pranoi që globalizimi  nuk është i privuar nga vështirësitë.

“Por, të akuzosh globalizimin ekonomik  për problemet që po kalon bota sot, është jokoherente  me  realitetin”, deklaroi presidenti kinez.

“Përkundrazi, globalizimi  ka  ushqyer  rritjen  globale  dhe ka favorizuar lëvizjen e mallrave dhe kapitaleve, progresin në  nivelin shkencor, teknologjik  dhe të qytetërimit  si dhe ndërveprimin  ndërmjet njerëzve”, theksoi ai.

Vizioni  i presidentit kinez  shkon në të njëjtën linjë me atë të presidentit të fundit të SHBA që ka marrë pjesë në Davos, Bill Clinton .

Në vitin 2000, ishte pikërisht ai që deklaroi se” duhet të rikonfirmojmë  pa më të voglin dyshim se tregu i lirë dhe tregtia e qeverisur nga rregullat  janë motori më i mirë që njohim  më anë të të cilit mund të rrisim standardet e jetës dhe të zvogëlojmë shkatërrimin e ambientit dhe të ndërtojmë një mirëqenie  të përbashkët”.

Trump e kundërshton këtë vizion.

“Duhet të mbrojmë kufijtë tanë nga shkatërrimi  për shkak të vendeve të tjera që  prodhojnë produktet tona , vjedhin  ndërmarrjet tona ekonomike  dhe shkatërrojnë  vendet tona të punës”, thotë ai.

“Do të ndjekim dy rregulla të thjeshta: bli produkte amerikane dhe punëso krahë pune amerikanë”, theksonTrump.

Nuk  është e thjeshtë në kontekstin  e deklaratave.

Trump  anuloi pjesëmarrjen e  SHBA  në traktatin TPP, i negociuar nga paraardhësi i tij Obama .

Ka shprehur qëllimin e tij për të rinegociuar NAFTA (North American Free Trade Agreement).

Por mbi te gjitha, ka kërcënuar me  iniciativa ndëshkuese kundër Meksikës, duke vendosur një taksë doganore 35 për qind  dhe ndaj  Kinës një tarifë doganore 45 për qind.

Pas gjithë këtyre lëvizjeve  qëndron Peter Navarro , këshilltari mbi politikën tregtare i Trumpit, dhe Wilbur Ross, i propozuar për postin e sekretarit të Tregtisë, të cilët  e  quajnë  “Doktrina Trump mbi tregtinë” vizionin sipas të cilit “çdo marrëveshje  duhet të rrisë normën  e rritjes ekonomike, të ulë deficitin tregtar dhe të forcojë  bazën industriale të SHBA-së.

 Deficiti tregtar i  SHBA-së  me Kinën

Marrëveshjet tregtare  nuk janë të të njëtjit tip me  marrëveshjet ndërmjet kompanive.

Ato përcaktojnë kornizën e rregullave brenda së cilës kompanitë tregtare kryejnë transaksionet e tyre. Ndërsa marrëveshjet  bilaterale  e copëtojnë  tregun botëror. Është  shumë e vështirë për kompanitë që të ndërtojnë  marrëveshje afatgjata  për arsye se marrëveshjet  e reja dypalëshe mund ta destabilizojnë në çdo moment  kontekstin konkurrues të tyre.

Por, siç  deklaron  Martin Sandbu, politika të gabuara mund të sjellin dëme të pallogaritshme.

Presidenti i SHBA-së disponon një pushtet të tillë të ligjshëm që i lejon  potencialisht të bëjë atë që mendon.

Mbi të gjitha , të anulosh traktate dhe  marrëveshje që janë nënshkruar në të kaluarën  do të sjellë  pozitën e një partneri  të pabesueshëm për  SHBA-në.

Është  e mundshme që viktimat  e këtyre veprimeve, për shembull, Kina, mund të vendosë  dhe ajo masat e saj. Sipas një studimi  të kryer nga “Peterson Institute  for International Economics”, Kina  dhe Meksika  së bashku  përbëjnë  një të katërtën  e  volumit tregtar të  SHBA-së.

Në rastin e një lufte tregtare , ekonomia amerikane mund të pësojë humbjen e 4,8 milionë vendeve të punës në sektorin privat .

Dhe kjo për shkak të shkatërrimit të  zinxhirit të furnizimit  me lëndë të parë.

Por, përveç  këtyre  pasojave , do të kemi  dhe  pasoja të paparashikueshme gjeopolitike.

Të sulmosh Meksikën  do të thotë të zhbësh rreth tri dekada reforma , duke krijuar terrenin për t’ia dhuruar pushtetin në Meksikë  një  populisti  të së majtës.

Të sulmosh Kinën  mund të sjellë  dëmtimin për  një kohë të gjatë të një marrëdhënieje të konsoliduar. Të dalësh nga TPP do të thotë të kalojnë në krahun  e Kinës shumë nga aleatët  aziatikë  të SHBA-së.

Të injorosh rregullat  e OBT-së mund të shkatërrosh  institucionin që garanton stabilitetin e komponentit real të ekonomisë botërorë.

Retorika  e sloganit  “America First” tingëllon si një deklaratë lufte ekonomike.

SHBA  janë  shumë të fuqishme, por nuk mund të jenë të sigurta që do të bëjnë gjithçka sipas dëshirës së tyre në arenën ndërkombëtare.

Në atë moment kur  një fuqi hegjemoniste merr nëpër këmbë  sistemin që e ka krijuar vete  dy janë  rezultatet me të mundshme, një, kolapsi i këtij sistemi ose dy, rindërtimi i këtij sistemi rreth një tjetër fuqie hegjemoniste.

Presidenti kinez Xi Jinping nuk mund të zëvendësojë SHBA-në, pasi kjo do të kërkonte bashkëpunim me evropianët dhe me  partnerët e tjerë  aziatikë.

Rezultati më i mundshëm do të ishte kolapsi i politikës tregtare në nivel botëror.

Vizioni e  Xi Jipingut është  i drejtë por, pa mbështetjen e  Trump  mund të rezultojë i paaplikueshëm.

Dhe  askush nuk do të kishte përfitime , përfshirë SHBA-në.

(Nga Martin Wolf i Financial Times”)

Please follow and like us: