Albspirit

Media/News/Publishing

Filozofi hebre: të jashtëzakonshëm ju shqiptarët, por Shqipëria pak njihet ndër ne

Në kuadër të ditës botërore të përkujtimit të Holokaustit, profesori dhe filozofi amerikan me origjinë hebreje, Steven T. Katz mbajti një leksion të hapur në Universitetin Europian të Tiranës. Tema e leksionit fokusohej tek rezistenca që bënë hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Ai shpjegoi se populli hebre ishte shumë i dëmtuar dhe i torturuar, prandaj nuk mund të bëntë asnjë lloj tjetër rezistence përveç asaj spirituale. Ndaj dhe i quajti të jashtëzakonshëm për këtë lloj rezistence, por dhe atë fizike ndonjëherë me të cilën u përballën në shumë nga kampet ku ata ishin.

Profesor Katz pranoi rolin e shqiptarëve në këtë periudhë, por tha se pak njihet kjo në Izraelin e sotëm.

“Jam i sigurt se nëse pyesni 6 milionë hebrenjtë për Shqipërinë, 5 milionë e 999 mijë nuk do të dinë asgjë për atë. 10.000 të tjerët do të thonë që ju jeni të jashtëzakonshëm. Kur tregohet historia nuk ka kurrë kritika apo dyshime se ju e bëtë për interesa politike sepse nuk është e vërtetë. Në eksperiencën time, kur historia e Shqipërisë del në një bisedim apo ju mëson studentëve për historinë e luftës ka një admirim universal për sjelljen e Shqipërisë. Problemi është se Shqipëria nuk njihet. Duhet të punohet më shumë për këtë. Një nga mënyrat është të bërit aktivitete për Holokaustin ashtu si dhe në Amerikë. Në shumë vende është thjesht një gjurmë që nuk njihet”, tha Katz.

Please follow and like us: