Albspirit

Media/News/Publishing

Kina i shpall luftë SHBA: Jemi të gatshëm për betejë që sot!

 

Lufta me SHBA nën drejtimin e Donald Trump “nuk është vetëm një slogan” dhe është duke u bërë një “realitet praktik”, ka thënë një zyrtar i lartë ushtarak kinez. Cituar nga “South China Morning Post”, zyrtari nga Departamenti i Mbrojtjes shprehet:“Një luftë ‘brenda mandatit të Presidentit’ ose një luftë që shpërthen sot janë jo vetëm slogane, por janë duke u bërë një realitet praktik”. Zyrtari bëri thirrje gjithashtu për vendosjen e trupave ushtarake në jug dhe në lindje të detit të Kinës dhe për një sistem të mbrojtjes nga raketat për ruajtjen nga gadishulli Korean, një tjetër pikë e nxehtë rajonale, njoftoi “South China Morning Post”. Shtetet e Bashkuara gjithashtu duhet të rishikojë strategjinë e saj në rajonin e Azi-Paqësorit, ka shtuar zyrtari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Trump dhe administrata e tij nuk kanë pasur një qëndrim dhe aq miqësor ndaj Kinës. Presidenti amerikan e ka quajtur Kinën një vend “manipulator të monedhës” dhe e ka akuzuar për tregti të fshehtë. Gjithastu, Trump ka injoruar edhe marrëveshjen e hershme mes dy vendeve dhe është angazhuar publikisht në komunikim me presidentin e Tajvanit, Tsai Ing-wen. Tajvani, zyrtarisht i quajtur Republika e Kinës, dikur ishte pjesë e një vendi të bashkuar të sunduar nga Pekini. Megjithatë, kur komunistët kinezë morën kontrollin e vendit, ishulli i Tajvanit u bë fortesa e fundit e qeverisë së vjetër.

Sot, të dyja palët pretendojnë territoret e tjetrit, por shumica e vendeve e njohin regjimin komunist si qeverinë zyrtare në Taivan.

Please follow and like us: