Mesazh për Putin: Britania dërgon luftanijen më të fuqishme të mbretërisë pranë Rusisë
Luftanija më e fuqishme britanike është duke lundruar në Ukrainë, shumë pranë Rusisë. Mbrëmë vonë, Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon tha se ky ishte një “mesazh i qartë se ne jemi të angazhuar për mbrojtjen e demokracisë në të gjithë botën dhe mbështesin sovranitetin e Ukrainës”.
Luftanija është e pajisur me raketa për të shkatërruar avionë luftarakë.
Ajo do të jetë e shoqëruar nga një nëndetëse bërthamore për të frenuar kërcënimet nënujore.
Anija do të çojë një grup pune të posaçëm të NATO-s në një ushtrim të projektuar për të “treguar forcën”, ndërkohë që viziton vendet e rajonit, duke përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë.
Lexo edhe
Please follow and like us: