Albspirit

Media/News/Publishing

Modelja tregon kur e ngacmonin për gjoksin e madh

Dy vite më parë e ndihmuan që të bëhej e famshme, por ky yll i showbizit tregon se asetet e saj më të mëdha kanë qenë dhe barra e saj më e madhe.

Charlotte McKinney ka zbuluar në një intervistë për Ocean Drive se si ajo u ngacmonte “egërsisht” në lidhje me format e saj.

“Natyrisht, kam marrë më shumë vëmendje nga ana e meshkujve se sa nga ana e femrave. Shumë nga miqtë e mi ishin djem, dhe shumë njerëz më thërrisnin pro*******. Më është rritur gjoksi që në moshë të re dhe nuk dija cfarë të bëja me to. Ishte periudhë e sikletshme,” tha Charlotte për revistën.

Bukuroshja 23 vjecare nuk është ndjerë fare mirë atë periudhë sa që një moment nuk e përjashtonte mundësinë për ndërhyrje kirurgjikale.

“Kam menduar për një zvogëlim. Ato padyshim janë zvogëluar pak nga dieta dhe kalimi i kohës por që kur më thonin se gjoksi im është i madh teksa realizoja setin fotografik e mendoja se duhet të bëja një ndërhyrje”, shton McKinney.

Please follow and like us: