Në Dubai, treni më i shpejtë se avioni
Emiratet Arabe e shohin të ardhmen me një sistem inovativ transporti. Dubai është gati që të testojë trenin e parë më të shpejtë se avioni. Nëntorin e kaluar kompania amerikane “Hyperloop One” dhe Autoriteti Rrugor në Dubai firmosën një marrëveshje për ndërtimin e një sistemi transportin supersonik që do të lidh dy qytetet më të rëndësishme të Emirateve Dubain dhe Abu Dhanbi për vetëm 12 minuta.
Kur kjo të jetë realizuar, gjithashtu do të jetë një zbulim i madh duke pasur parasysh se për të shkuar me makinë, duhet të paktën 2 orë e 50 minuta pasi distanca mes dy qyteteve është rreth 150 km. Hyperloop është një projekt i nisur në vitin 2013 nga Elon Musk, themelues i Tesla Motors dhe SpaceX. Marrëveshje tashmë janë nënshkruar, një në Kaliforni dhe një tjetër në Sllovaki.
Transporti i ri futurist do të ece të paktën 1000 km/h dhe është i përbërë nga kapsula (hyperpods) brenda një tubi me vakum, mundësuar nga panelet diellore. Një kapsulë mund të mbajnë në të njëjtën kohë njerëz dhe mallra.