Një urim i largët për Kadarenë
Arben Kondi
Arbëri sapo u lidh me ne, pa na pyetur fare për shëndetin, nisi te na flasë me plot pasion e emocion për një të papritur të këndshme që i kishte ndodhur në La Paz, në kryeqytetin e Bolivisë, lidhur me Ismail Kadarenë. “Bab, – tha. – Sot, në ditëlindjen e 81-te shkrimtarit tonë të shquar, një kolumbian i moshuar, një profesor i gjuhës angleze, në bibliotekën e madhe të Bogotës, me të cilin u njoha krejt rastësisht, kur mësoi se ne ishim shqiptarë me uroi papritur për ditëlindjen e Kadaresë.
U befasova dhe e falënderova me dorën në zemër. Pas një bisede të shkurtër e ftova për të pirë një kafe. Ai pranoi me kënaqësi dhe pasi u ulëm, folëm aq gjatë për veprën e Kadaresë. Më befasoi. Më ndodhi e njëjta gjë siç na kishte ndodhur në Australi, kur studiuesi Piter Margon pyeti rreth disa detajeve për romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Në fund, kur u ndamë, ai uroi sërish përvjetorin e 81-te Ismail KADARESË.