Rama uron Kadarenë, duke vlerësuar Helenën
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i urojë 81 vjetorin e lindjes shkrimtarit të madh Ismail Kadare, përmes rubrikës së tij AMARCORD. Në një foto familjare të bërë në fillimet e martesës së shkrimtarit, ku ai shfaqet pranë dy vajzave të vogla dhe pas tij ndodhet bashkëshortja Helena Kadare, kryeministri Rama shkruan:”Ismail Kadare, në 81 vjetorin e tij të lindjes, mbetet maja e penës së letërsise shqipe, shkrimtari që e ngriti gjuhën tonë në lartësira të panjohura dhe mbresoi çdo lexues me forcën magnetike të talentit të tij letrar.
Fjalët janë të tepërta në këtë episod të kësaj rubrike po mbase i’a vlen pikerisht ky rast për t’u kujtuar edhe që pas një burri të shquar, sic thoshte frengu Legouvé, qëndron gjithmonë një grua e vecantë . Gëzuar Ismail Kadare dhe u bëfshin 100 vitet e romanit të jashtëzakonshem të jetës Suaj krijuese!”, shkruan Rama, duke iu përshtatur fjalës së urtë “me një gur kap dy zogj”. Helena Kadare është një nga femrat e para shkrimtare dhe një nga përkthyeset më të mira të shqipes. Roli I saj në letrat dhe mendimin shqip do të mbetet gjithnjë I veccantë si një model përparimtar e frymëzimi jo vetëm për gratë.