Raporti: Fëmijët e komunistëve kanë zënë punët më të mira në Shqipëri
Fëmijët e ish-anëtarëve të Partisë Komuniste kanë pasur më shumë favorizime dhe kanë gëzuar në këto 25 vite vendet më të mira të punës.
Ky konkluzion vjen përmes analizës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbi pabarazitë në gjetjen e një vendi pune. Në Raportin për Tranzicionin 2016-2017, BERZH thekson se biografia familjare është faktori më i rëndësishëm në shanset për gjetjen e një vendi të mirë pune. Raporti thekson se në thuajse të gjitha vendet postkomuniste, anëtarësia e prindërve në partinë komuniste luan rol shumë më të rëndësishëm në zënien e një pune të mirë, se të një pune të zakonshme. Kjo, sipas BERZH, sugjeron rolin e rëndësishëm që luan përkatësia në këto rrjete përpara periudhës së tranzicionit. Nga grafiku i BERZH vërehet se është Kosova shteti i cili është përballur më shumë me këtë fenomen në rajonin ballkanik. Pas saj është Shqipëria vendi ku fëmijët e ish komunistëve kanë gëzuar punët më të mira. Në të njëjtët nivele ky fenomen vërehet në Bosnjë, ndërkohë që vjen duke u ulur në Rumani, Bullgari e Serbi.
Ngjyrë mente – Vendlindja
Ngjyrë vishnje – Shkollimi i prindërve
Ngjyrë portokalli – Gjinia
Ngjyrë blu – Përkatësia etnike
Ngjyrë jeshile – Anëtarësimi i prindërve në Partinë Komuniste