Albspirit

Media/News/Publishing

Roger Federer fitues i Australian Open

Zvicerani Roger Federer ka fituar titullin e tij të 18-të të Grand Chelem në Australian Open në moshën 35-vjecare, pasi mundi spanjollin Rafael Nadal me pesë sete,  6-4, 3-6, 6-1, 3-6, 6-3, të dielën në finalen e luajtur në Melburn.

Federer është rikthyer pas gjashtë muaj vitin e kaluar pas dëmtimit të pësuar në gju, duke luajtur turneun e parë zyrtarë të sezonit, duke qenë në vendin e 17-të në klasifikimin botëror.

Ai nuk ka fituar një turne të rëndësishëm që nga ai në Wimbledon në 2012.

Ky është titulli i pestë i zviceranit në Melburn, pas atyre në 2004, 2006, 2007 e 2010.

Me 18 tituj të rëndësishëm, ai përmirësoi rekordin që mbante, duke qenë para Nadal e Pete Sampras (14).

Ai nuk e ka mundur spanjollin në një finale të Grand Chelem që prej 10 vjetësh në Wimbledon në 2007.

Please follow and like us: