Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA, e habitur me dekretin e Trump

Dekreti i Presidentit Tramp me anë të të cilit ndalohet hyrja në ShBA e shtetasve nga vendet myslimane si Irak, Libi, Siri, Iran, Sudan, Somali dhe Jemen ka hyrë në fuqi.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat gjatë historisë lavdërohen për politikat e portave të hapura për emigrantët nga mbar bota, janë habitur me dekretin e Presidentit të ri Danëlld Tramp (Donald Trump).

Dekreti i Presidentit Tramp me anë të të cilit ndalohet hyrja në ShBA e shtetasve nga vendet myslimane si Irak, Libi, Siri, Iran, Sudan, Somali dhe Jemen ka hyrë në fuqi.

Viktimat e parë të këtij dekreti janë myslimanët nga Iraku dhe Irani.

Mësohet se janë ndalur fluturimet e planifikuara për në ShBA nga këto vende.

Udhëheqja e Teheranit, e cila reagoi ashpër ndaj dekretit, deklaroi se ky vendim është i paarsyeshëm dhe në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare.

Ministria e Jashtme e Iranit zbatimin e cilësoi si poshtërues ndërsa bëri të ditur se do të kundërpërgjigjet me masa të njëjta.

Edhe gazeta “Nju-Jork Tajms” (New York Times) njofton se në pas nënshkrimit të dekretit në aeroportet e vendit janë ndaluar myslimanët.

Ndërkaq myslimanët, të cilët janë në përgatitje për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke i anuluar biletat e tyre.

Ndërsa reagimet ndaj vendimit të Trampit vazhdojnë të rriten si ortek.

Unioni Amerikan për Liritë Civile dhe grupet e përbëra nga juristët përgatiten të ngrenë padi ndaj dekretit të Trampit.

Edhe Presidenti i Francës, Fransua Olland (François Hollande) deklaroi se Evropa duhet ti përgjigjet ashpër Danëlld Trampit.

Sipas dekretit të Trampit shtetasve të 7 vendeve myslimane në fjalë nuk do tu lëshohen vizat për të paktën 90 ditë.

Gjithashtu sipas këtij dekreti procedimi i kërkesave për azil është pezulluar për të paktën 120 ditë.

Kufizimet përfshijnë edhe myslimanët e këtyre 7 vendeve të cilët janë të pajisur me leje të qëndrimit të njohura edhe si “kartoni i gjelbër” (green card).

Ndërsa dekreti nuk përfshinë shtetasit amerikan me dy nënshtetësi të ardhur nga vendet e lartpërmendura.

Për shkak të kaosit që jetohet nëpër aeroporte dhe reagimet e bëra nga vendet e ndryshme, Shtëpia e Bardh u detyrua të bëj një prononcim.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhe, i cili rikujtoi se dekreti përfshinë vetëm 7 vendet e përmendura, ndërsa mbrojti qëndrimin se është qesharake që ky dekret të merret si një ndalesë ndaj myslimanëve në përgjithësi.

Please follow and like us: