Udhëtimet e luksit të kreut të AMA/ Jeta mes Romës-Milanos-Vienës e Gentian Salës
Kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala, që prej marrjes së detyrës ka kryer udhëtime marramendëse jashtë vendit. Ora News ju vë në dispozicion të dhënat e sistemit TIMS të hyrjeve e daljeve nga Tirana dhe pikat e tjera kufitare të Gentian Salës. Sipas të dhënave të sistemit TIMS të siguruar ekskluzivisht nga Ora News vetëm brenda këtij janari 2017 Gentian Sala ka fluturuar 3 herë jashte vendit: Një herë në Romë, një herë në Milano dhe një herë në Vjenë.
06. 01. 2017 Gentian Sala fluturon drejt Vjenes
10. 01. 2017- Gentian Sala fluturon drejt Rome
19. 01. 2017 Gentian Sala fluturon drejt Milano
Rezultojnë dhjetra hyrje dalje nga aeroporti Nënë Tereza dhe pikat kufitare vetëm përgjatë 2015-2016 me destinacion kryeqytete të botës. Fundjava dhe udhëtime jashtë vendit që Kreu i AMA-s drejt Vjenës Brukselit, Milanos, Romës apo Stambollit (shikoni te dhenat e sistemit TIMS te publikuara ne fotot me poshte)
Të mendosh që paga mujore neto e kryetarit të AMA është 1 milion lekë të vjetra ose 740 euro. Ndërkohë bashkëshortja e tij rezulton me një rrogë mujore 700 euro. Pyetja që lind krejt natyrshëm është se me çfarë të ardhurash mund të përballohen këto udhëtime. A mundet me një pagë 740 euro të përballosh 3 udhëtime vetëm brenda janarit drejt Romës, Vjenës e Milanos. Ora News ka siguruar dhe dokumente që vërtetojnë dhe sa para shpenzon zoti Sala në gjithë këto udhëtime, për shoping dhe hotelet ku qëndron dhe do ti bëjë publike së shpejti. Sot Kreu i komisionit të edukimit dhe të medias, Genc Pollo deklaroi se se dhënia e licencës së katërt numerike për kompaninë Digitalb, është jo vetëm skandal për lirinë e medias, por edhe vepër penale shpërdorim detyre dhe kërkoi ndjekje penale sa me shpejt. “Ndjekja penale e banditëve me ofiq duhet të bëhet sa me shpejt. Shtatë deputetë të Komisionit të Medias, të djathtë e të majtë, i shkruajtën Prokurorit të Përgjithshëm para pak ditësh. Sot para faktit të kryer është koha për hapa të tjerë” shkruan kreu i Komisionit të Medias në një postim në facebook. Këto dokumente i shtohen dokumenteve te tjera që pak ditë më parë u botuan ne media ku ora e dorës e Salës kushton rreth 20 mijë dollarë, ndërkohë që gruaja e tij posedon rreth 40 mijë euro bizhuteri. Apo një apartamenti mbi 200 metra katrorë të blerë në vitin e parë të mandatit të kreut të AMA-s. Këto mospërputhje mes të ardhurave të tyre dhe shpenzimeve duhet të hetohen dhe ILDKPKI ka nisur tashmë një hetim Sot para faktit të kryer është koha për hapa të tjerë” shkruan kreu i Komisionit të Medias në një postim në facebook. Pasurim i beftë i Kryetarit të AMA-s dhe bashkëshortes së tij me 164 mijë euro gjatë vitit të parë në detyrë (dhjetor 2015-dhjetor 2016) ndërkohë që të ardhurat vjetore të deklaruara nga dy bashkëshortët janë vetëm 17 280 euro.