Vjehrri i Endri Fugës, torturues i të rinjve në diktaturë
Një dokument i publikuar nga Drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, Abi Malltezi, tregon një rast të fillimit të çështjes ndaj një të riu për shkak se ka vendosur për të dalë në demostratë në vitin 1990.
Në dokument thuhet se ndaj shtetasit Vasil Dhimitri, në atë kohë u nis hetimi për veprën penale “Agjitacion dhe Propagandë” kundër shtetit, i parashikuar nga neni famëkeq i diktaturës 55.
Malltezi, në postimin e tij, kërkon të dijë nëse shefi i komunikimit në kryeministri Endri Fuga ka një koment në lidhje me këtë çështje dhe torturimin ndaj të rinjve, duke qenë se hetuesi Mark Pëllumbi është vjehrri i tij.
“A ka Endri Fuga ndonje koment per kete foto? Ndonje reagim tek transparenca e qeverise? Ndonje pendese per torturen ndaj te rinjve?”, shkruan Malltezi