Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e SHBA në Tiranë: Aplikoni në Programin e Bursave, Transatlantik 2017

Ambasada e SHBA-së në Tiranë fton të rinjtë që duan të aplikojnë në Programin e Bursave të Inisiativës për Udhëheqësit Përparimtarë të Rinj Transatlantik 2017 (#YTILI) të nisin aplikimet dhe se afati i aplikimit është deri më 6 shkurt.

Në një postim në faqen e saj në Facebook, pasditen e së hënës, ambasada e SHBA-së në Tiranë, shprehet se “Jeni nga 24 deri 35 vjeç? Keni të paktën 2 vjet përvojë në ndërmarrjen apo drejtimin e një biznesi të ri apo sipërmarrjeje sociale? Do të donit të fitonit përvojë profesionale, të lidheshit me ekspertë dhe udhëheqës në Shtetet e Bashkuara dhe Europë, si dhe të zgjeroni rrjetin tuaj profesional? “

Po ashtu ambasada amerikane në Tiranë jep shpjegime për të interesuarit ku thotë se “Nëse përgjigjia është po, atëherë ju duhet të aplikoni për Programin e Bursave të Inisiativës për Udhëheqësit Përparimtarë të Rinj Transatlantik 2017 (#YTILI)!”

Në detajet e mëtejshme ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet se: “100 sipërmarrës nga Europa do të përzgjidhen për këtë program. Afati për aplikim është deri më 6 shkurt dhe për më shumë shpjegime klikoni në lingun: http://ytili.state.gov.

Please follow and like us: