Baladat më të pëlqyera 2016-2017
Big Mama _ “Dashuri vrastare”
Këngëtarja nga Maqedonia e njohur me emrin skenik Big Mama prezantohet pas një shkëputje relativisht të gjatë nga skena, me këngën e saj të re”Dashuri Vrastare”. Sigurisht që esenca e kësaj kënge mbetet “dashuria”. Kjo këngë vjen si baladë dhe interpretohet nga këngëtarja në mënyrë perfekte. Këngëtarja i këndon një dashurie të humbur dhe përshkruan me shumë dhimbje si e ka përjetuar ajo braktisjen nga i dashuri i saj. Sigurisht, kjo mbetet thjeshtë një këngë dhe nuk ka asgjë reale nga jeta e saj, pasi siç të gjithë e dimë Big Mama gëzon një martesë të lumtur. Këngëtarja pati një shkëputje disa vjeçare nga skena, pasi siç është shprehur ajo vetë në një intervistë tek emisioni i bukuroshes Elita Rudi, kishte nevojë t’i dedikohej vetes dhe familjes së saj. Duke ju lënë nën tingujt e baladës së Big Mamës, “Dashuri Vrastare”, shpresoj që ta shijoni e t’ju pëlqejë pasi besoj që shumë nga ju mund të gjejnë veten në tekstin e kësaj kënge.
Rezarta Shkurta – “Gjysma ime”
Këngëtarja Rezarta Shkurta vjen me një baladë të ndjerë dashurie. Rezarta sikur Big Mama pati një shkëputje disa vjeçare nga skena për shkak se ajo para pak vitesh u bë nënë e një vajze të mrekullueshme, e cila ishte fryt i dashurisë së saj disa vjeçare me nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxha. Çifti ka pasur një lidhje mbi dhjetë vjeçare para se të kurorëzonin dashurinë e tyre, madje shumë herë janë bërë objekt i mediave rozë. Rezarta u largua nga skena gjatë shtatëzanisë së saj për t’ju dedikuar familjes së re që po krijonte, ndërsa tani ajo është rikthyer me një baladë vërtetë të ndjerë dashurie, e cila thuhet se i dedikohet bashkëshortit të saj, Ermalit.
Shkurte Gashi ft Flori Mumajesi – “Tu luta”
Mesa duket këngëtarët tanë kanë zgjedhur ta mbyllin vitin 2016 dhe të nisin vitin e ri 2017 me balada dashurie. Bashkëpunimi i fundit për këtë pjesë të parë të emisionit tim është balada e dashurisë, e titulluar “tu luta”, e kënduar nga këngëtarja nga Kosova Shkurte Gashi në bashkëpunim me të madhin Flor Mumajesi. Kjo këngë ka pak kohë që është hedhur në treg, por kjo nuk ka ndikuar në numrin e klikimeve që ajo ka marrë në youtube. Kënga është tipike e stilit dhe repertorit të Shkurtës, por sigurisht vihet re përpunimi dhe stili i Florit, i cili rënditet ndër artistët më të talentuar të tregut muzikor shqiptarë. Duetet e baladave të Florit janë të shumta dhe me këngëtare dhe këngëtarë të ndryshëm nga trevavat shqipfolëse, dhe pa frikë mundë të themi se të gjitha këto këngë dashurie, janë kthyer në hite. Edhe kësaj radhe balada e tij e fundit “Tu luta” nuk bën përjashtim.