Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi: Manjani u shkarkua se tha të vërtetën, Klement Balili sheh duke tymosur serialin qesharak të Rilindjes

Pas zhvillimeve të fundit lidhur me shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar edhe kreu i LIBRA-s, deputeti Ben Blushi.

Sipas tij Manjani tha të vërtetën prandaj u shkarkua.

“Ylli Manjani tha të vertetën prandaj u shkarkua. Njerëzit që e hoqën janë prapë bashkë.Edi Rama është më i frikësuar.Ilir Meta më i nënshtruar. Sot Republika është më e kërcënuar. Shqipëria më e kanabizuar. Rilindja më e kriminalizuar. Seriali qesharak i Rilindjes do vazhdojë për kënaqësinë e Klement Balilit që e sheh duke tymosur!”, shkruan Blushi në faqen e tij në Facebook.

Please follow and like us: