Albspirit

Media/News/Publishing

Edhe nëna e Donald Trumpit ishte emigrante – kjo është historia e saj!

 Dikur në vitin 1929, shtatëmbëdhjetëvjeçararja skoceze hipi në anije për të shkuar në një botë të re dhe për të gjetur një të ardhme më të mirë. Siç shkruajnë mediat e huaja Mary Anne MacLeod u lind në arkipelagun Hebride, në ishujt pranë bregdetit skocez. Mary MacLeod më vonë do të bëhej Mary Trump, nëna e presidentit amerikan Donald. Sikurse babai i nënës së Barak Obamas, edhe nëna e Donald Trump ishte një emigrante. Pasi shkoi në Nju Jork, ajo u takua Frederick Trump dhe aty ranë në dashuri. Fred ishte një punëtor ndërtimi dhe në fund të viteve të njëzeta të shekullit të kaluar e kishte shitur shtëpinë e tyre të familjes, shkruajnë mediat e huaja. Por pas Luftës së Dytë Botërore, pasuria e Fred u rrit për shkak të bumit të vërtetë të ndërtimit. Më shumë njerëz filluan të blejnë më shumë prona dhe kështu biznesi i tij lulëzoi. Derisa pasuria e tij rritej, kështu edhe Mary kishte mundësinë të bënte një jetë më luksoze. Ndërsa në vitet e tridhjetë ajo për të udhëtuar shfrytëzonte transportin më të lirë, në të katërdhjetat, ajo udhëtoi në Bahamas. Ajo më vonë ishte bërë një fytyrë e mirëpritur në qarqet e New Yorkut, dhe ka punuar në një numër të organizatave bamirëse. Edhe pse ajo la një shenjë të madhe në Nju Jork, ka pasur një ndikim edhe më të madh për fëmijët e saj, në këtë rast edhe Donald. Sipas New Yorker, nëna dhe djali kishin tendencë të përbashkët për veshje ekstravagante, dhe ajo shpesh u shfaq në publik për flokët me ngjyrë portokalli. Në rrugë ajo shpesh dilte e veshur me lesh dhe me shumë bizhuteri. Ajo kishte vdekur në vitin 2000 në New York, vetëm një vit pas vdekjes së burrit të saj Fred.
Please follow and like us: