Albspirit

Media/News/Publishing

Familja e xhuxhëve

Problemet janë në rritje për një familje të madhe xhuxhësh në Indi. Kjo për shkak se Ram Raj Chauhan, 52-vjeç dhe tetë nga 11 të afërmit e tij, vuajnë nga një sëmundje e rrallë gjenetike e quajtur “Achondroplasia”, e cila shkakton mos rritjen e tyre. “Nëse ne dalim jashtë, njerëzit mblidhen rreth ne dhe na bëjnë pyetje të çuditshme si; pse jeni kaq të shkurtër? Nga jeni? Të gjithë na ngacmojmë”, thotë Chauhan, i cili jeton në Hyderabad. Jo vetëm ai, por edhe pjesëtarët e tjerë të familjes kanë probleme të shumta me gjatësinë e trupit të tyre, ndërsa vuajnë edhe për të gjetur punë apo një sërë shqetësimesh me shëndetin. Chauhan shërben si “mikpritës” në dasma, por ai ka vështirësi të shumta financiare për të mbajtur familjen e tij të madhe. “Askush nuk është i gatshëm për të më dhënë një punë. Janë përballur me shumë probleme, sepse njerëzit më shohin mua dhe thonë: “Si do t’ia arrini të punoni?” tha Chauhan.

 

Please follow and like us: