Albspirit

Media/News/Publishing

Ja pse u shkarkua Ylli Manjani?

Zbulohet motivacioni i shkarkimit të Ylli Manjanit dhe zëvendësimin e tij me Petrit Vasilin.

Në shkresën e firmosur nga Kryeministri Edi Rama thuhet: “Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërore e grupet e interesit, për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e Ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Ministrin Vasili”.

Ky vendim i kryeministrit, Edi Rama erdhi pas një situate të tensionuar në gjirin e koalicionit qeverisës gjatë fundjavës, për shkak të disa deklaratave të forta të përfaqësuesve të LSI-së kundër punës së qeverisë, Policisë së Shtetit apo edhe eksponentëve lokalë socialistë.

Gjatë ditës së sotme Kryeministri u takua fillimisht me kryetarin e parlamentit Ilir Meta, njëkohësisht dhe kryetar i LSI-së, Ilir Metën. Më pas ky i fundit thirri në zyrën e tij Manjanin, të cilit edhe i komunikoi vendimin e shkarkimit.

Ylli Manjani, u emërua në postin e ministrit të Drejtësisë në fund të vitit 2015. Ai është ministri i tretë i LSI-së që largohet nga qeveria, pas ish-ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe më pas të ish ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, të cilët dhanë dorëheqjen nga detyra.

Please follow and like us: