Jorida Tabaku: Rilindja dështoi
E vërteta e prapme (Post-truth) u quajt nga fjalori i Oksofordit si fjala e vitit 2016, megjithëse bota iu rikthye një termi të shpikur nga George Orëell vendi jonë ka minimalisht një mandat rilindas që ballafaqohet me një nga praktikuesit par excellence të post-truth. Kryeministri Rama, në komunikimin e përjavshëm që kësaj radhe ishte i incizuar dhe jo drejtë për drejtë, kishte vendosur të fliste për ekonominë. Duke përdorur në mënyrë perfekte manipulimin statistikor për t’i dhënë më shumë përparësi elementit emocional, që jo pak herë karakterizon fjalimet e lodhshme dhe aspak koherente mbi ekonominë.
Fakti: Sipas kompanisë Deloitte, pagesat e prapambetura të qeverisë shqiptare për të cilat ka raportuar edhe ish ministri Cani në komisionin e Ekonomisë kanë qenë 192 mln USD. Aktualisht qeveria ka 24 mln euro detyrime të papaguara sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.
Post fakt: Kryeministri pretendoi se kishte gjetur një borxh të fshehur prej 720 mln USD
Fakti: Sipas ligjit borxhi publik është çfarëdolloj borxhi që është krijuar në bazë të ligjit për borxhin publik.
Post Fakt: Kryeministri gjithashtu pretendon që ka gjetur një borxh shumë të lartë duke futur në mënyrë tinëzare borxhi që qeveria i kishte firmave për ndërtimin e infrastrukturës rrugore bashkë me borxhin publik të qeverisë.
Fakti: Sapo erdhi në pushtet qeveria e rilindjes nisi të prishte edhe ndërtime me leje duke u zotuar se do t’i dëmshpërblente pronarët, sikundër prishi disa kontrata koncesionare si e RapidScan të cilin më vonë e rinegocioi sa frëngu pulën apo pa harruar Croën Agents dhe kontratën e majme që nuk prodhoi asgjë më shumë se një raport diskreditues për vetë rilindjen.
Post Fakti: Kryeministri pretendonte në fjalimin e tij të fundjavës se në vitin 2013 nëse nuk kryhej marrëveshja me FMN vendi rrezikonte të mbeste pa rroga sepse nuk kishte para.
Fakti është që qeveria është e zhytur tërësisht nën abuzimin me pushtetin dhe korrupsionin kjo e bazuar edhe në letrën që kompania Croën Agents i dërgoi kryeministrit mbi drejtorinë e Doganave. Kjo e bazuar edhe në mbledhjen e të ardhurave të vitit të shkuar që cdo vit kanë qënë në pikiatë.
Post fakt: Kryeministri pretendon në fjalimin e të dielës se qeveria e tij i ka dhënë shqelmin korrupsionit.
Fakt: Në katër vjet qeveria megjithëse ka rritur taksat sa 3% i PBB-së ka mundur të mbledhë vetëm 2% më shumë se sa vitet më të dobëta të qeverisë së shkuar. Për vitin që sapo lamë pas në buxhetin e shtetit mungojnë 14 mld lekë, megjithëse ky qe buxheti me skenarin më realist sipas qeverisë.
Post-Fakt: Kryeministri pretendon se ka arritur të ekuilibrojë humbjet dhe se rritja ekonomike është pozitive.
Fakti: Kryeministri ka kryer vetëm koncesione dhe PPP jetike për oligarkët e tij, vlera totale e koncesioneve është 500 mln euro nga të cilat 60% janë të shëndetësisë. E vetmja e ashtuquajtura reformë në ekonomi lidhet me sulmin që iu bë biznesit nën termin “Aksioni anti informalitet” që prodhoi një rënie në indekset e biznesit ndërkohë që Dhomat Tregtare të huaja e futën vendin në listën e zezë për investime si dhe borxhi tatimor u rrit me 100 milionë dollarë brenda vitit të këtij aksioni.
Post-Fakt: Kryeministri pretendon se ka kryer reforma jetike për ekonominë e vendit.
Fakti: INSTAT raporton se rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2016 qe 1.3% (pra inflacioni 1.3%) duke shënuar konsumin më të ulët të popullsisë dhe njëkohësisht edhe inflacionin më të ulët në 15 vite. Në vitin 2015 inflacioni qe 1.9% ndërsa në vitin 2014 ai qe 1.6%. Në vitin 2013 inflacioni ishte 1.94% kurse në vitin 2012 ai qe 2.04%.
Post-Fakti: Kryeministri pretendon se konsumi është rritur me shifra që as e marrim dot me mend ndërsa e gjeti atë në minimum në vitin 2013.
Fakt: Familjet shqiptare shpenzojnë 48.7 % të buxhetit për ushqime, ndërsa në vendet e tjera të rajonit, kjo peshë luhatet në 33-37%.
Post-fakt: Kryeministri flet për rritje ekonomike dhe një jetesë më të mirë.
Fakt: Rilindja ka punuar deri më tani vetëm në 2 rrugë nga 11 akse kryesore që gjeti të hapura dhe të tenderuara nga qeveria e shkuar. Sipas raportit të Ministrisë së Financave, shpenzimet kapitale 2016 janë në vlerën më të ulët të PBB-së duke qenë 2.8% më pak se sa viti 2015. Ndërkohë sipas tabelës së paraqitur nga MF dhe kërkuar nga FMN, rrugët pritet të përfundojnë pas viti 2019.
Post-fakt: Kryeministri premton që do të investojë në buxhetin e ri 1 mld USD investime në infrastrukturë.
Fakti: Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim deklaroi se pabarazia në Shqipëri është rritur gjatë 4 viteve të fundit.
Post-fakti: Kryeministri pretendon se ka ngritur një sistem progresiv taksimi të ndershëm.
Në fundin e gjithë monologut të gjatë kryeministri u shpreh si përherë i bindur në fitoren e tij. Arsyeja se përse kryeministri e do një mandat të radhës lidhet tërësisht me pushtetin dhe jo me të mirën e të tjerëve por me pushtetin politik dhe ekonomik. Ai nuk mendon se ka ardhur në pushtet për të qëndruar për një kohë të caktuar por në të kundërt, siç thotë edhe Orëell në romanin e tij, këto persona vijnë në pushtet me bindjen se nuk do ta lëshojnë kurrë atë, misionin e tyre e quajnë gjithnjë e më hyjnor dhe të lidhur me fatet e kombit duke zhdukur kështu mundësinë e mendimit dhe zgjedhjes.
Për katër vjet kryeministri ka dëshmuar se nuk i beson qoftë edhe shifrave që prodhojnë institucionet që ai tanimë i ka zaptuar thuajse të gjitha. Për katër vjet, kjo qeveri dhe mazhorancë është përpjekur të izolojë të vërtetën duke ua tjetërsuar faktet qytetarëve sipas midesë së tyre. Por, sado që të përpiqen nuk mundet dot të mbulojnë të fshehtën.